Milovan Drecun

Drecun: Kohët po ndryshojnë edhe mbështetja amerikane nuk është më ajo që ka qenë dikur për Kosovën

Zyrtari i lartë i Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun, ka deklaruar për B92 se Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1999 “investuan shumë bomba”, për të arritur pavarësinë e Kosovës, por kohët ndryshojnë dhe amerikanët tani janë të vetëdijshme se pa Serbinë në këtë rajon nuk mund të bëhet asgjë serioze. Ai konsideron se vizita e zëvendës-presidentit amerikan, Joe Biden vërteton se Amerika  sillet më me racionalitet kundruall Serbisë dhe çështjes së Kosovës sesa disa shtete evropiane. “Kohët ndryshojnë, pozicioni amerikan është tjetër dhe SHBA nuk janë të gatshme të qëndrojnë qind për qind pas Prishtinës”, i ka thënë Drecun B92. Drecun po ashtu ka thënë se nuk pret që SHBA t’i kërkojë Serbisë të njohë Kosovën si shtet, por konsideron se megjithatë është e qartë se pret që Serbia t’i kontribuojë procesit të normalizimit dhe të stabilizimit të marrëdhënieve serbo-shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …