Drejtori i BKS-së mirëpret aksionin e policisë për heqjen nga qarkullimi të automjeteve të paregjistruara

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka mirëpritur aksionin e policisë së Kosovës për heqja nga qarkullimi të automjeteve pa regjistrim. Sipas Mazrekut heqja e veturave të tilla nga qarkullimi ndikon direkt në rritjen e sigurisë në komunikacion.

Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se në Rajonin e Prishtinës po vazhdon implementimi i planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik. Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, në kuadër të aktivitete të planifikuara për qëllim të sigurisë rrugore, tani në veturën “Inteligjente” kanë instaluar sistemin e identifikimit të veturave të pa regjistruara të cilat qarkullojnë në rrugë.

Ky sistem kryen identifikimin automatik të menjëhershëm të veturave të paregjistruara edhe gjatë lëvizjes.

Vetëm për dy ditë të veprimit, janë identifikuar 38 vetura të paregjistruara (prej tyre është has në automjetet pa regjistrim që nga viti 2012).

Ndaj shoferëve janë shqiptuar fletëparaqitjet sipas ligjit si dhe veturat janë përjashtuar nga trafiku duke i konfiskuar përkohësisht targat e regjistrimit./iSIGURIME

Kontrolloni gjithashtu

Fadil Muqolli: Prilli, muaji i përkujtimeve!

Për nder të të rënëve, posaçërisht fëmijëve, në luftën e fundit në Kosovë, ju ftojmë …