Brickos

Driton Krasniqi: Sektori Privat t’i përmirësojë kushtet e punës për punonjësit, përndryshe…!

Driton Krasniqi: Mësimdhënës, zgjohuni nga gjumi! Mos i mashtroni nxënësit me nota të mira!

Ashtu siç edhe pritej, nxënësit e Kosovës, përsëri dështuan në testimin e tyre të radhës ndërkombëtar të bërë nga PISA (që është testi më i lartë në botë për arsim), rezultate të cilat përsëri e konfirmuan se në çfarë niveli është cilësia e arsimit në Kosovë.

Në rezultatet e testit “PISA 2022”, nxënësit nga Kosova u renditen në vendin e 76 nga gjithsejt 80 shtete pjesëmarrëse, konkretisht Kosova u rendit në vendin e 76 për lexim, në vendin e 77 për shkencë, ndërsa në matematikë në vendin e 74.

Shkaktarët për këtë dështim të radhës të nxënësve të vendit tonë janë: cilësia e ulët në fushën e arsimit, mungesa e reformave në arsim, mënyra e ligjërimit dhe mësimdhënies, e poashtu shkaktarë të dështimit janë edhe vet nxënësit (të cilët mësimnxënien e kufizojnë brenda klasës, ndersa nuk bëjnë hulumtime dhe studime më të gjera për t’i ngritur aftësitë  e tyre- në lexim, drejtshkrim, etj).

Përderisa nxënësit tanë, nuk dijnë as të lexojnë, është indikator dhe sinjal i qartë se arsimi në vend ka nevojë për reforma të mëdha dhe për revolucion (nga niveli i ulët parashkollor, deri në nivelin më të larte-universitar).

E përgjegjësia për këtë i shkon drejtpërdrejt mësimdhënësve, të cilët i vlerësojnë nxënësit me nota të larta, duke iu krijuar iluzione se ata po mësojnë shumë, apo janë inteligjent.

Mënyra e vlerësimit (notimit), nga mësimdhënësit lë shumë për të dëshiruar, pasi që vlerësimi bëhet pa kritere dhe në formë mekanike.

Me fjalë të tjera, mjafton që nxënësi t’i mësojë disa njësi mësimore përmendësh dhe vlerësohet me notë maksimale, e poashtu, e njëjta gjë vlen edhe për testimin me shkrim, ku mjafton që nxënësi t’i shkruaj fjalët siç janë në libër, e vlersohet maksimalisht (pa u vlerësuar mënyra dhe rregullat e drejtshkrimit, dhe përdorimi i shenjave të pikësimit).

Nuk është turp të thuash “Nuk e di”, por është turp të thuash “Di”, e të mos dish gjë!

E pikërisht kjo gjë ndodhi me nxënësit tanë në PISA, të cilët u vlerësuan dhe u përzgjodhën si të denjë për ta përfaqësuar Kosovën në garën e testimit në arsim, ndërsa dështuan në secilën fushë (lexim, shkencë, matematikë).

Nxënësit të cilët na përfaqësuan, supozohet të ishin nxënësit më të mirë (të shkelqyeshëm), ndërsa u ranguan pothuajse të fundit, e për këtë gjë, dikush duhet të jap llogari, sepse praktika po dëshmon që nxënësit në vendin tonë po vlerësohen pa asnjë kriter, e nëse nuk ka kritere, do të thotë se nuk ka cilësi, e nëse nuk ka cilësi, nuk ka parime, e nëse nuk ka parime, nuk ka kushte bazë për arsim.

Nga ajo që u tha me lartë, është e domosdoshme krijimi i një infrastrukture të re në arsim, të bëhen reformat e duhura, të cilat do të shërbenin për ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, përndryshe, rezultatet do të jenë gjithmonë kësisoj (apo edhe më të dobëta).

Një testim i mundshëm i mësimdhënësve për përgatitjen e tyre profesionale dhe akademike, duket të jetë i nevojshëm!

“Mosdija është e keqe, por iluzioni i dijes është akoma  më i keq dhe më i dëmshëm!

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

Deklarata e kreut të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski për mediat në vend që idea e …