leoni

Driton Krasniqi: Sektori Privat t’i përmirësojë kushtet e punës për punonjësit, përndryshe…!

Driton Krasniqi: Sektori Privat t’i përmirësojë kushtet e punës për punonjësit, përndryshe…!

Sektori Privat në Kosovë, aktualisht nuk ofron as kushte esenciale të punës për punonjësit.
Ky sektor karakterizohet me paga të ulëta, mungesë e sigurimit shëndetësor, presion i lartë mbi punonjësit, mosofrimin e shujtës ditore (ushqimit), mungesën e pushimit, vonesë në kryerjen e obligimeve financiare ndaj punonjësve (vonesën e pagave), orar i tejzgjatur i punës, etj.
Madje, me përgjegjësi të plotë mund të themi se në shumë biznese punonjësit trajtohen dhe konsiderohen si skllevër.
Punonjësit nuk kanë se ku të ankohen për kushtet e tyre të punës, sepse Inspektorati i Punës nuk është marrë asnjeherë seriozisht me këtë problem i cili ka qenë dhe do të jetë prezent në sektorin privat.
Nëse punonjësit ankohen tek pronaret e biznesve në të cilat punojnë (kërkojnë kushte më të mira- pagë më të lartë, pushim), menjëherë largohen nga puna.
E për shkak të pamundësisë për të gjetur një punë tjetër, apo për shkak të standardit të ulët të jetës në familje, punonjësit janë të detyruar të durojnë ofendime, presion të lartë psiqik dhe fjalë nga më të ndryshmet nga pronarët e bizneseve.
Prandaj, duke marrë parasysh situatën aktuale me të cilën përballen punonjësit e sektorit privat (kushtet e punës), është mese e domosdoshme që qeveria ta bëjë hartimin e një Ligji të Veçantë të Punës për sektorin privat, përmes të cilit do të përmirësoheshin kushtet e punës për punonjësit, dhe punëtorët do të kishin me shumë të drejta.
Nëse kjo gjë nuk bëhet sa më shpejt, nga 1 janari i vitit të ardhshëm (kur edhe pritet të fillojë zbatimi i Vendimit për Liberalizimin e Vizave për Kosovën), pritet largim masiv i të rinjëve të Kosovës nga vendi (disa përgjithmonë, disa 3 muaj- aq sa e lejon edhe viza shengen), për të gjetur të ardhme dhe punë më të mirë.
Rinia konsiderohet si ardhmëria e një vendi, prandaj, nëse e humbasim rininë, e kemi humbur edhe te ardhmen e vendit.
Shkrim nga: MSc. Driton Krasniqi- Ekonomist

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …