Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Dy shtetet më mëkatare ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen shqiptare, sepse edhe nëse pranohet një zgjidhje me një afat të caktuar për Kosovën, problemet e shqiptarëve në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Greqi, do të mbesin po ato. Dhe, një fakt është më se i sigurt se pa zgjidhjen definitive të çështjes shqiptare në Ballkan kurrë nuk do të ketë paqe as stabilizim të rajonit.

Edhe çështja  serbe dhe ajo boshnjake do të zgjidheshin në të njëjtën kohë. Dihet historikisht se serbët në Bosnje janë popullatë shumicë dhe autoktone të paktën prej shekullit nëntë të epokës. Kjo çështje ndërlidh edhe atë boshnjake-myslimane bashkë me Sanxhakun, që tani për tani me shumicë numerike të banorëve  është e lidhur me Bosnjën, më shumë sesa me Kosovën, e cila nuk ka pretendime ndaj  Sanxhakut, por me të drejtë kërkon vetëvendosje, në atë rajon  aktualisht të sunduar nga Podgorica dhe nga Beogradi. Më e drejtë do të ishte të krijohej edhe një shtet të ri në Ballkan, nëse arrihet pëlqimi për lëvizje të kufijve mbi parimin etnik, e cila do të ishte zgjidhje e përjetshme që d0 ta stabilizonte rajonin përgjithësisht.

Shqiptarët, duket sikur i kanë falur krimet monstruoze, që i kanë kryer fqinjët kundër tyre, që i ka shkaktuar Evropa e Rusia prej Luftërave  Ballkanike 1912-1913, pastaj Luftës së Parë Botërore, 1914, Luftës së Dytë Botërore 1941 e cila rikonfirmoi kufijtë e vendosur me forcë duke lënë të ndarë shqiptarë në pesë shtete. Është e vërtetë se ish kancelarja e Gjermanisë, zonja Angela Merkel, me një çast kishte shfaqur habinë sesi Shqipëria është një shtet që nga të gjitha anët kufizohet me troje shqiptare, por ajo deklaratë  mbeti vetëm një konstatim, i cili nuk është marrë as merret seriozisht nga Gjermania zyrtare. Ndërsa Franca dihet historikisht se ka qenë dhe ka mbetur një aleate besnike e Serbisë dhe atë rol e luan edhe tani, pavarësisht pse Parisi zyrtar e ka pranuar Pavarësinë e Kosovës.

Fakti se Franca dhe Gjermania, por dikur edhe Anglia e Rusia, e shtete të tjera kanë pranuar ndarjen e Shqipërisë në gjashtë pjesë,  dhe tani  gjenden në situatë të vështirë për ta zgjidhur çështjen e Kosovës, na bën të mendojmë se as ka qenë as do të jetë e lehtë zgjidhja  e çështjes shqiptare dhe pikërisht për këtë qëllim kërkohet të shtyhet të paktën edhe për dhjetë vjet çështja e Kosovës, pa hapur asnjë çështje tjetër të pazgjidhur shqiptare në rajon  dhe duke pretenduar  se ato nuk mund të rikthehen më, si në rastin e Hungarisë, Katalunjës, Baskisë e shumë raste të tjera.

Realisht projekti më i ri, Francë Gjermani, del nga të njëjtat kancelari nga ku është krijuar dhe gjykuar padrejtësisht e mizorisht çështja shqiptare, sidomos nga Paqja e Shën  Stefanit e vitit 1877, Kongresi i Berlinit 1878, Konferenca e Londrës e vitit 1913, Traktati i Versajës që rikonfirmoi copëtimin e trojeve shqiptare në  Konferencën e Paqes së  vitit 1919.

Lidhur me Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi nuk gabojmë fare po të themi se jemi në vitin 1920, kur kryetari amerikan, Vudrou Vilson, nuk u pajtua me shpërbërjen e Shqipërisë, por u pajtua me një Shqipëri londineze, pa Kosovën, pjesën shqiptare në Maqedoni, pa  Çamërinë e shumë vise të tjera.

Sot në vitin 2022, jemi ashtu sikur përafërsisht  ishim në vitin 1920, me dallimin e vetëm se Kosova është shpallur shtet ti pavarur në rreth 11 mijë km2 dhe e kanë njohur shumica e shteteve të Evropës e të botës, po jo dy fqinjë e saj kryesorë, që i kanë zhvatur dy të tretat e territorit, sikur janë Serbia  dhe Greqia.

Greqia e ka zhdukur   Çështjen e Çamërisë, arvanitët janë më grekë se grekët për Patridën e tyre,

Megaliheladen, shqiptarët në Maqedoni kanë fituar diçka, që dikujt po i duhet edhe tepër, në krahasim me “hiqin” e së kaluarës. Serbia ka dëbuar dhunshëm shqiptarët e Nishit Toplicës, Leskovcit, Vrajës, Kurshumlisë  dhe i kanë mbetur edhe tri komuna për t i bërë Pazar me komunat  serbe në Veri, apo për t i shpërngulur gradualisht, pasi Qeveria e Kosovës nuk po lejon shkëmbimin e disa territoreve. Shqiptarët në Mal të Zi nuk janë më si di dikur por as sa ishin dikur, sepse procesi i shpërnguljes së qetë drejt Kosovës e më shumë drejt Amerikës e vendeve të Evropës i ka sjellë në enklava që po shuhen gradualisht.

Kjo është sot çështja shqiptare, e cila si tërësi nuk është më  në tavolinat e kancelarive të Evropës, por është si pjesë e një tërësitë ende të pazgjidhur, për shkak të Serbisë, shtetit më të përkëdheluir të Evropës së krishterë, e cila nuk po ia falë vetës mëkatin e bombardimit të dtyrueshëm nga Amerika dhe Anglia me NATO-në në krye.

Po ja tani, Gjermania dhe Franca hartojnë projekte dhe na thonë, nënshkruani, ose do ta keni edhe më keq. Dhe çka mund të bëjë një Kosovës trime me 5 mijë ushtar, “një trim mbi trimat” sikur Albin Kurti. çka mund të bojë një Vjose që kalon kohën para pasqyrës për t u dukur sa më like, çka mund të bëjë një këmbëgjatë e Konjufca, të cilin nuk po e përfillin as deputetët e vetë.

Ata që dikur me armë në dorë kanë vendosur fatin e Kosovës, ata që për 20 vjet morën pjesë në shtet-ndërtimin rimin e vendit sipas rendit botëror,  sipas recetave të Evropës e Amerikës, ata janë duke u gjykuar pse kanë guxuar të bëjnë luftë kundër Serbisë.

 

Tani jemi ku jemi.

Albin Kurti ndodhet para dilemës hamletiane, dilemës tepër të rrezikshme, po nuk dihet a do të vendos si Hamleti. Po një gjë dihet se Kurti nuk e shtyn dot me Eskobarin as me Shulcin e aq më pak me Macronin.  

Dihet po ashtu se Kurti e kishte rrëzuar njëherë veten nga Qeveria 40 ditëshe për një cikërrimë, vetëm sepse besonte se ministri Agim Veliu po ia bënte argatin duke ia mbajtur  “zhgun” Hashim Thaçit.

Tani do të ketë shumë më të lehtë të ofrojë dorëheqje dhe çështje e bisedimeve me ata me të cilët nuk shtyhet dot, të ia lë në duar Vjosa Raif Osmanit, e cila do të zgjidhte pa pikë dyshimi, sepse ajo ka lindur dhe është rritur me meset familjare, shoqërore e politike që janë mësuar me Lepe-peqe, Moljim lepo, Jes okej…

Mbetet për t’ u parë e për t’ u dëshmuar se cili do të jetë Albini tani e tutje, ai i kauzës, apo ky që duhet të bëjë pazare.

Është e vështirë të jesh sot në lëkurën e Albinit, por ndoshta ai ka një shkop magjik, si ai i Aladinit dhe e zgjidh pasi të  konsultohet dhe të merr frymëzim  Me TRIMAT E Vetëvendosjes

Ahmet Qeriqi

212. 10. 2022

Elbasan

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …