Të paktën 12 persona raportohet të kenë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë të jenë zhdukur, pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Afganistanin qendror. Radio Evropa e Lirë njofton se zyra e guvernatorit provincial ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate se qindra shtëpi janë dëmtuar apo shkatërruar, dhe se njerëzit e zhdukur besohet të jenë nën rrënojat e shtëpive të shembura. Sipas komunikatës, qindra hektarë toke bujqësore janë përmbytur dhe shkatërruar, ndërsa autostrada ndërmjet kryeqytetit Kabul dhe provincës qendrore Bamijan është mbyllur për shkak të vërshimeve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
