Policia e Kosoves

Në dy raste të ndara arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen dy armë

Stacioni Policor në Gjakovë, në dy raste të ndara, kishte siguruar video incizime të cilat ishin postuar në rrjete sociale ku në posedim të të dyshuarave janë parë armë për të cilat është dyshuar se ata i posedonin në mënyrë të paautorizuar. 

Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si rezultat i  informatave të pranuara janë zhvilluar hetime dhe është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar. Në njërin rast i dyshuari me inicialet A.Rr., shtetas i Republikës së Kosovës ka dorëzuar një pushkë automatike me një karikator dhe nëntë (9) copë fishekë, ndërsa në rastin tjetër i dyshuari me inicialet M.A., shtetas i Republikës së Kosovës, ka dorëzuar një pushkë automatike me një karikator dhe një (1) fishekë. Armët dhe municionin të dyshuarit i kishin në posedim të paautorizuar dhe të njëjtat janë konfiskuar. 

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit, personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

Gjakovë, 26 shtator 2023 

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Ilaz Sokoli, (14.1.1964 – 1.11.1989)

Granit Sokoli: Më 1 nëntor 2024, në orën 13:00, do të mbahen homazhe në nderim të Bedri Ilaz Sokoli, në 35-vjetorin e rënies së tij heroike

Më 1 nëntor 2024, në orën 13:00, do të mbahen homazhe në nderim të Bedri …