Edhe pas takimit që zgjati tri orë mes minatorëve dhe menaxhmentit të Trepçës, nuk u arrit asnjë rezultat konkret

Edhe pas takimit që zgjati tri orë mes minatorëve e menaxhmentit të Trepçës, nuk u arrit asnjë rezultat konkret. Minatorët kanë vendosur të vazhdojnë grevën dhe të mos kthehen në punë derisa të ekzekutohen pagat e vonuara për dy muaj. Menaxhmenti ka kërkuar bashkëpunimin e minatorëve për të kapërcyer situatën e rëndë financiare, ndërkohë që nuk ka ende një datë të saktë për ekzekutimin e pagave. Kryeshefi i Trepçës, Bashkim Kurti, ka paralajmëruar një takim të mëvonshëm me Bordin për të kërkuar zgjidhje, ndërsa Ministria e Ekonomisë nuk ka ofruar ndonjë reagim. Sindikata e Pavarur e Minatorëve e ka akuzuar menaxhmentin dhe qeverinë për mungesë të interesit dhe ka paralajmëruar mundësinë e migrimit të minatorëve nëse situata nuk përmirësohet.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: Barazia gjuhësore dhe bashkëjetesa, çelësi i së ardhmes së Maqedonisë së Veriut

Opinionisti Ethem Çeku ka reaguar mbi zhvillimet e fundit që lidhen me të drejtat gjuhësore …