Edhe pse Qeveria ishte zotuar se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, Serbia nuk heqë dorë nga qëllimi i vet

Edhe pse Qeveria ishte zotuar se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, Serbia nuk heqë dorë nga qëllimi i vet

Pavarësisht se Qeveria e Kosovës  ishte zotuar se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, një muaj pasi e evitoi referendumin e 16 janarit, Serbia nuk heqë dorë nga qëllimi i vet. Me këtë rast Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka vendosur që të themelojë komisione lokale zgjedhore nëpër qytete të Kosovës. Gazeta serbe “Danas”, bën me dije se do të themelohen komisione lokale në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan e në Gorë. Një intervenim i tillë i Serbisë tashmë ishte bërë i ditur qysh kur u ndal referendumi i janarit. Qytetarët serbë kishin paralajmëruar se asgjë nuk do t’i ndalte të votonin nga Kosova në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …