Federata ruse do të pezullojë operacionet në kuadër të misionit të saj në selinë e NATO-s, në Bruksel

Edhe pse Ukraina nuk i ka plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar në NATO, Rusia kërkon që Ukrainës t’i mohohet anëtarësimi

Autoritetet në Rusi kanë deklaruar se NATO-ja, aleancë ushtarake e udhëhequr nga amerikanët, e ka në duar krizën më të madhe evropiane në dekada. Sipas Kremlinit zyrtar NATO-ja kurrë nuk duhet  t’ i ofrojë anëtarësim Ukrainës, shtet që u pavarësua kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik 30 vjet më parë. Ukraina për një kohë të gjatë aspiron që t’i bashkohet NATO-s, por aleanca nuk është e gatshme që t’i bëjë ftesë për anëtarësim, pjesërisht për shkak të korrupsionit zyrtar të Ukrainës, mungesave të përparimit në rritjen e mbrojtjes dhe mungesës së kontrollit mbi kufijtë e saj ndërkombëtarë. Kërkesat e Putinit shkojnë përtej çështjes së anëtarësimit të Ukrainës në NATO, por kjo temë është thelbësore në ankesën e tij se Perëndimi ka bërë që ai ta humbë durimin, për shkak të afrimit të aleancës në kufijtë rusë. Rusët kërkojnë garanci ligjore se Ukrainës do t’i mohohet anëtarësimi në NATO, duke e ditur se NATO-ja, e ka parim që të mos e përjashtojë anëtarësimin e mundshëm të asnjë shteti evropian – madje edhe të Rusisë – por, aleanca nuk ka plane që të nisë procesin e anëtarësimit të Ukrainës në një të ardhshme të parashikueshme. NATO ka cituar parimin se të gjitha shtetet duhet të jenë të lira që të zgjedhin se me kë duan të rreshtohen. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …