Edhe sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka folur dëshmitarja e Prokurorisë, Zdenka Pumper, ish hetuese e kësaj Gjykate

Dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale, Zdenka Pumper, e cila po dëgjohet në gjykimin ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, thënë se ka kryesuar operacionin e kontrollit më 25 shtator 2020, por nuk është përfshirë në veprimet e arrestimit të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Në ditën e gjashtë të dëshmisë së saj para trupit gjykues  në Hagë, hetuesja ka thënë se ajo personalisht nuk ka intervistuar asnjërin nga të akuzuarit dhe as ndonjë person tjetër në ndërtesën e organizatës, duke shtuar se përfshirja e saj në kontrollin e çështjes së OVL-UÇK-së ka filluar më 25 shtator. Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Haradinajt, Toby Cadman, hetuesja e zyrës së Prokurorisë, tani dëshmitare ka thënë se nuk e di me siguri se ishte apo jo,  në Kosovë, në kohën kur kishte marrë udhëzimet për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …