Edi Rama bëhet i pari kryeministër i Shqipërisë për 30 vite, që merr një ftesë zyrtare nga kryeministri i Anglisë

Edi Rama bëhet i pari kryeministër i Shqipërisë për 30 vite, që merr një ftesë zyrtare nga kryeministri i Anglisë

Edi Rama, bëhet i pari kryeministër  i Shqipërisë për 30 vite që merr një ftesë zyrtare nga kryeministri i Anglisë. Agjenda e tij sot do të jetë e ngjeshur pasi fillimisht do të takohet në Shkollën ekonomë të Londrës.  Më pas  do të jetë i pranishëm në parlamentin anglez nga ku do të takohet me disa deputetë, të cilët përmes retorikës së tyre kanë qenë tërësisht anti-shqiptarë pas 13 mijë shqiptarëve që arritën ilegalisht në Britaninë e Madhe. Nuk pritet ndonjë marrëveshje e re, por zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar nga dy kryeministrat në dhjetor ku Britania e Madhe angazhohet ta ndihmojë Shqipërinë ekonomikisht dhe kërkon që qeveria të angazhohet në luftimin e emigrimit ilegal në Britaninë e Madhe. Me interes pritet ajo se çfarë do thotë kryeministri Edi Rama nëse gjatë takimit me kryeministrin anglez  Rishi Sunak do kërkojë shtimin e lejeve të punës për qytetarët shqiptarë apo shtimin e vizave për punëtorët sezonalë. Kryeministri Edi Rama po përpiqet të marrë më të mirën e mundshme në aspektin ekonomik, në ndihmën që Britania e Madhe mund t’i ofrojë Shqipërisë. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …