Lumir Abdixhiku: 6 kushtet e Kurtit për Asociacionin të publikuara në seancën e 2 shkurtit 2023 nuk ishin as pjesë e aneksit në bisedime

Lumir Abdixhiku: 6 kushtet e Kurtit për Asociacionin të publikuara në seancën e 2 shkurtit 2023 nuk ishin as pjesë e aneksit në bisedime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër kryeministrin, Albin Kurtin në seancën e Kuvendit ku po mbahet diskutimi për marrëveshjen e Ohrit. Abdixhiku ka folur  gjashtë kushtet e Kurtit për asociacionin që i ka dhënë më 2 shkurt 2023. “Gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin të bëra publike në seancën e 2 shkurtit 2023 në këtë sallë, ato nuk ishin as pjesë e aneksit  marrëveshjes e as pjesë e deklaratave të Kurtit. Ai tha se asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe bëhet pas njohjes reciproke, dhe nuk kanë kaluar as dy muaj dhe aneks marrëveshja nuk i përmban këto kushtet”. As nuk po flas për dialogun pas kërkimfaljes, as për gjashtë kushtet e asociacionit, as kompensimin e dëmeve të luftës, as për të drejtat e shqiptarëve në luginë. Por për gjashtë kushtet që u thanë në shkurt 2023. Për këto ndryshime ndiej unë vetëm keqardhje. Çfarë fati i trishtueshëm politik. Ndiej keqardhje për humbjen e kohës së Kosovës.  Marrëveshja tani është ligjërisht e obligueshme. Këto kritere nuk negociohen më sepse janë pranuar, dhe thjesht duhet të zbatohen, ka thënë Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …