Edi Rama: Me “Ballkanin e hapur” Serbia ka pranuar që mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij

Edi Rama: Me “Ballkanin e hapur” Serbia ka pranuar që mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij

Në një intervistë për “Deutsche Welle”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama  ka deklaruar se duke u bërë edhe Kosova pjesë e Ballkanit të Hapur, mes saj edhe Shqipërisë nuk do të ketë më kufij, kjo pa u ndeshur me kundërshtimin e Serbisë. “Serbia ka pranuar që në mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij. Gjë që ka qenë premtim i vazhdueshëm i të gjithëve dhe nuk është realizuar dot kurrë, sepse pikërisht sapo i shkonim afër asaj, na ngrihej e gjithë bota dhe thoshin Shqipëria e madhe dhe ka disa që nuk duan ta kuptojnë dhe thonë pse Serbisë do t’i marrim leje ne? Këtu nuk është çështja për të marrë leje. Këtu është çështja që ta bëjmë një gjë për të kuptuar që kjo gjë nuk bëhet dot, nëse Serbia vë alarmin që këta po bëjnë Shqipërinë e madhe”, tha Rama. “Ndërkohë Serbia është e gatshme që të pranojë në tryezë si të barabartë edhe Kosovën për të folur për çështjen e Ballkanit të hapur. Tani unë nuk e kuptoj dot se pse duhet refuzuar kjo mundësi dhe pse duhet të vuajnë njerëzit që e kanë të nevojshme në radhë të parë për arsye të punës së tyre, për arsye të biznesit të tyre, për arsye të lëvizjes së tyre Ballkanin e hapur, nuk e kuptoj dot”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …