PSD: Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu nuk kanë bërë asnjë veprim për ta vënë drejtësinë lidhur me Astrit Deharin

PSD: Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu nuk kanë bërë asnjë veprim për ta vënë drejtësinë lidhur me Astrit Deharin

Partia Socialdemokrate në 5-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit kanë bërë një aksion simbolik duke vendosur pankarta të objekti i Qeverisë së Kosovës. Në këto pankarta janë shkruar deklarata që ishin bërë në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit nga kryeministri, Albin Kurti, kryekuvendari, Glauk Konjufca e ministrat, Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla. Pas vendosjes së pankartave para medieve ka folur aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi. Ai ka thënë se ka dy vite që Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kanë pushtet por s’kanë bërë asnjë veprim për ta vënë drejtësinë për Astrit Deharin.

Astrit Dehari. Emri të cilin Albin Kurti dhe Vetëvendosja nuk e hoqën nga goja për katër vite rresht. Emri të cilin Albin Kurti e përmendi vetëm pasi vdiq. S’e zuri në gojë as atë dhe as rastin e padrejtë gjyqësor ndaj nesh, për dy muaj resht pas arrestimit tonë. Astrit Dehari. Emri të cilin Albin Kurti filloi ta përmendte vetëm pasi iu bë i përdorshëm politikisht dhe elektoralisht. Emri të cilin Albin Kurti nuk e përmendi më asnjëherë prej ditës kur e mori pushtetin me 51 për qind të votave. Ka dy vite që Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kanë pushtet. Ka tetë muaj që Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kanë shumë pushtet. Mbi 51 për qind të pushtetit. Por s’ka asnjë veprim për ta vënë drejtësinë për Astritin në vend. Kur vdekja e tij ishte e përdorshme, tri vite pa drejtësi u dukeshin tepër shumë, zotoheshin që drejtësinë për të do ta kishin prioritet qeverisës, ankoheshin që 5-vjetori nuk duhet të na gjejë me kërkesën për drejtësi, flisnin për të në çdo tubim elektoral”, ka thënë Frasher Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …