Edi Rama i falënderon të rinjtë nga Kosova të cilët ishin pjesë e ceremonisë gjatë vizitës se kryetarit amerikan Bill Clinton

Edi Rama në 50-vjetorin e Standardizimit të Gjuhës Shqipe shprehet i shqetësuar për shqipen e keq folur përditë, në rrjetet sociale

Sot në Tiranë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës mbajtën një takim, ku të ftuar janë akademikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut si dhe drejtues shtetërorë, përfshirë Kryeministrin Rama dhe Presidentin Begaj. Kryeministri, Edi Rama,  tha se është i shqetësuar për shqipen e folur përditë, e cila përdoret më së shumti në rrjetet sociale. Fjalori  i gjuhës shqipe që është një nga nënproduktet e kongresit të drejtshkrimit sot është në pikëpyetje të madhe. Akademia e Shkencave e ka çelur siparin e rishkrimit të fjalorit dhe u desh një komunist në krye të Akademisë së Shkencave që ta fillonte punën me themel. E dimë shumë mirë por rreziku gjithnjë e më i madh është ta marrim si diçka që ka qenë gjithmonë aty. Sa e pamundur është dukur jo shumë shekuj më parë, por deri disa vite më parë që shqipja të pranohej flitej e shkruhet lirisht si e drejtë themelore e shqiptarëve edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut. Historia na mëson se drejtshkrimi dhe gjuha e njësuar nuk janë gjë tjetër veçse një proces konsolidimi i frymës dhe i germës së një kombi, i qenies së një kombi. Njehsimi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe standardizimi i saj është një nga ato procese historike që për fatin më të madh të shqiptarëve është përvijuar ngjashmërisht me procesin e njehsimit edhe të gjuhëve evropiane, tha mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi  Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …