Brickos

Kurt Bassuener: Serbia po shpërblehet për përshkallëzimin e situatës politike, pasi po i jepet të drejtë palës më të fortë

Analisti gjerman,  Kurt Bassuener , në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për raportet me Serbinë. I pyetur si e sheh zgjidhjen e krizës me targat dhe daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, ka thënë se ka frikë se qëllimi i zgjidhjes është që qeveria e Kosovës të tërhiqet dhe të mos e zbatojë vendimin për targat. Serbia po shpërblehet për përshkallëzimin e shkaktuar, derisa shton se do të ishte edhe një shenjë e diskriminimit nga politika ndërkombëtare meqë “i jepet e drejtë palës më të fortë dhe i bëhet presion palës më të dobët për të arritur ndonjë marrëveshje për të qetësuar situatën. Kam frikë se ky është qëllimi i Berlinit, Parisit, Uashingtonit dhe Brukselit..”, ka thënë Bassuener. I pyetur për artikullin e “Euractiv” në të cilin janë publikuar disa pika që thuhet të jenë të planit “franko-gjerman”, Bassuener ka thënë se nuk e sheh si një plan ku njihet pavarësia e Kosovës nga Serbia. Analisti gjerman ka thënë se përmbajtja e artikullit tregon tentimin për paralajmërim të Serbisë që të mos e kalojë kufirin në veri të Kosovës. Ai tutje thotë se ajo çfarë i duket interesante me planin frnako-gjerman është së përmbajtja bie në kundërshtim me deklarimet e kancelarit Scholz që bëri gjatë vizitës në rajon e ku ishte i drejtpërdrejtë në domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nëse Serbia dëshiron integrim në BE. Fakti që ai po tërhiqet prej një synimi të tillë duket si një përpjekje për të qetësuar situatën dhe jo për ta zgjidhur atë”, ka thënë Bassuener.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …