Edi Rama: Sikur e shihni jam mirë, nuk jam në një spital të Berlinit, por në zyrën time, në Tiranë

Edi Rama: Sikur e shihni jam mirë, nuk jam në një spital të Berlinit, por në zyrën time, në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpjeguar arsyen e vizitës në Paris dhe në Berlin në ditët e fundit, ndërsa ka njoftuar se ata që sajuan lajmin se ndodhej në spital, i sëmurë do i dërgojë në gjyq. “Në fund të ditës idetë për politikë mund të na ndajnë, por gjaku na bashkon si shqiptarë. Kështu, që gëzuar me këdo t’iu dojë zemra. Sot po përgatitem për Kongresin nesër, iu ftoj të vini në orën 12:00 në sheshin Nënë Tereza, për ciklin bashkia që duam. Nesër është dita e ndezjes së motorëve elektoralë për të gjitha bashkitë. Sikur e shihni jam mirë, nuk jam në spital, në Berlin, por zyrë në Tiranë. Njerëz jemi edhe mund të sëmuremi, por ky nuk ishte rasti. në Berlin isha për hall, por jo për shëndetin tim, por për t’u shpjeguar partnerëve shfaqet e opozitës dhe për çeljen e negociatave dhe për të kuptuar më shumë për situatën politike mbi vendet kyçe për negociatat. Ishte vizitë joformale me ish-presidentë, ish-kryeministra dhe bisedat në Bundestag. Fatkeqësisht shumë miq këtu në Shqipëri dhe jashtë, që qeshën me këtë historinë e sëmundjes. Ataku në zemër sajesë e kazanit të opozitës tonë rrugë humbur, kjo do të thotë të prekësh fundin. Me keqardhjen për shqetësimin që është krijuar, nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i mëshiroj. Do u kërkoj që të përgjigjen në gjyq dhe të përgjigjen për sajesën“, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …