Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Pabarazia – koncept i kultivuar në institucione

Pabarazia – koncept i kultivuar në institucione (e i luftuar në prezentime publike)- Problemet socio- ekonomike me të cilat përballet Kosova  janë të karakterit muldimensional me pasojë destruktive për shoqërinë. Për një kohë të gjatë  Kosova ka bërë hapa konkret në procesin e funksionalizimit të sistemit të ekonomisë së lirë të tregut me implikime direkte në orientimin socio ekonomik, por nëse shohim rezultate atëherë lënë për t’u dëshiruar. Paga minimale në Kosovë është 170 euro, ndërsa  papunësia e lartë shkallë e lartë e varfërisë e ne jemi orientuar në fuqizimin e pagave të sektorit publik, pra paradoksalisht  jemi orientuar gabim. Paga mesatare në  sektorin privat llogaritet 380 euro ndërsa në atë publik 620 euro  duke krijuar një hendek të madh i shprehur si pabarazi sociale ndërmjet sektorëve. Sikur të mos të kishte mjaftuar kjo për vite më radhë në Kosovë është promovuar  koncepti i barazisë i cili bazuar në gjendjen faktike mbetet thjeshtë prezentim sesa  veprim konkret. Pagat nëpër institucione janë marramendese krahas kësaj përfitimet tjera indirekte në vlerë mijëra euro qe nëse e kalkulojm tejkalojn  7 fish pagën mbi atë mesatare tregon qartë kultivimin e pabarazisë në institucione qendrore  duke krijuar  konfuzitet të madh se kah jemi duke shkuar si shtet e shoqëri. Fenomeni i shfrytëzimit të pakontrolluar të parasë publike nga funksionarët tregon mungesë e përgjegjësisë dhe llogaridhënies institucionale. Reflektoni!

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …