Eksperti i bujqësisë, Imer Rusinovci ka vlerësuar se moti që po mbretëron në shkurt, do të ketë pasoja për të mbjella

Eksperti i bujqësisë, Imer Rusinovci ka vlerësuar se moti që po mbretëron në shkurt, do të ketë pasoja negative për të mbjella. Ai ka paralajmëruar se këtë vit, nuk pritet të ketë prodhim të lartë të kulturave bujqësore. Gjatë intervistës për Ekonomia Online, eksperti i bujqësisë, Imer Rusinovci ka thënë se këtë vit, sfidat për bujqësinë në Kosovë do të jenë edhe më të mëdha sesa vitet e kaluara dhe se Kosova vështirë se do të ja dal me e siguruar gjysmën e ushqimit. “Kemi të bëjmë me një fenomen që kohës së fundit ka përfshirë gjithë globin. Sfidat në agronomi do të jenë dukshëm më të mëdha në raport me vitet e kaluara, por ne nuk duhet të dorëzohemi dhe të mos përballemi me sfidat, sepse duhet të përballemi me ato çka na bjen koha, klima, konditat agro-ekologjike; faktori njeri që intervenon përmes agroteknikës” ka thënë mes tjerash, eksperti i bujqësisë, Imer Rusinovci.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …