leoni

Elisa Spiropali: Xhelalët, me Nokën, Fatmirin, Shpëtimin e Vangjelin që bëhen bashkë çamë e grekë, nuk kanë program, as ide

Elisa Spiropali: Xhelalët, me Nokën, Fatmirin, Shpëtimin e Vangjelin që bëhen bashkë çamë e grekë, nuk kanë program, as ide

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar faktin që  ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu do të jetë drejtues qarku i PD-së në qytetin e Dibrës për zgjedhjet e 25 prillit. Në Kuvend, Spiropali tha se Xhelal Mziu gënjeu banorët në Paskuqan e Bathore dhe tani pretendon të sigurojë vota në Kamëz, por këtë do e tregojë rezultati i zgjedhjeve. “Xhelalin e çuan në Dibër, si ta mbanin në Kamëz. Xhelali merr, ço në shtëpi, ço tek ata në parti, ata i thonin shyqyr që të kemi ty se Shqipëria na ka lënë. Por tani iku dhe Xhelali, i gënjeu sa i gënjeu në Paskuqan, Bathore e Kamëz. Tani thotë po i marr votat disa dibranëve. Puna është, do vazhdojmë me këta xhelalët, me Nokën, Fatmirin, Shpëtimin e Vangjelin që bëhen bashkë çamë e grekë dhe nuk kanë as program, as ide, do vazhdojmë me xhelalët apo do ta bëjmë Kamzën siç duhet?”, tha Spiropali.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Margjinalizimi i shqiptarëve rrezikon stabilitetin, funksionalitetin dhe rrugën europiane të shtetit

Në muajt e fundit, jemi dëshmitarë të një prishjeje të thellë të ekuilibrit institucional dhe …