Eliza Hoxha: Është i kot vendimi për mbyllje deri sa është ulur numri i testimeve për t'u paraqitur i vogël numri i infektimeve

Eliza Hoxha: Është i kot vendimi për mbyllje deri sa është ulur numri i testimeve për t’u paraqitur i vogël numri i infektimeve

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur lidhur me masat e reja të marra nga qeveria e Albin Kurtit për uljen e numrit të infektuarve nga Covid-19. E quan vendim të kotë mbylljen derisa thekson se po ulet numri i të testuarve për të nxjerr më të ulët numrin e të infektuarve. “Ky vendim është i vonë dhe i kotë. Një vendim në një kohë kur ekonomia është e lënduar dhe gjithë bota po vaksinohet. Ne kemi refuzuar vaksina”, tha Hoxha. “Ka diçka që më bën përshtypje. Ka kaluar një vit dhe ne ende s’dimë se si me ju qasë si shoqëri dhe si politikëbërje”, theksoi ajo. “S’do të rrimë duarkryq. Asnjëherë s’ka qenë më i rëndësishëm roli i opozitës. Mund ta kemi në rrezik edhe demokracie”, theksoi Hoxha. Ajo thotë se Covid-19 është sfidë e madhe. Ajo tregon edhe përvojën e saj me sëmundjen.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …