Gabriel Escobar

Emisari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot e nesër qëndron për vizitë në Serbi

Emisari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po qëndron për vizitë në Serbi.   Zyrtari i lartë amerikan do të vizitojë edhe Kosovën gjatë kësaj jave. Escobar, në Beograd zhvillon  takime të ndara me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq. Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Serbi po realizohet  tre ditë para  dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Pas vizitës në Beograd, Escobar do të vijë në vizitë edhe në Prishtinë.  Amerika mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Uashingtoni po ashtu mbështet propozimin evropian për normalizimin e raporteve, i cili është pranuar më 27 shkurt, në Bruksel  nga Kosova dhe Serbia. Në takimin e 18 marsit pritet që Kosova dhe Serbia të bisedojnë për zbatimin e këtij propozimi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …