Anthony Blinken: Sali Berishës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari i grupit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha sot paraqiti ankesë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ

Kryetari i grupit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha  sot paraqiti ankesë  në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, lidhur me vendimin e marrë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për mos regjistrimin në zgjedhje të PD-së së drejtuar nga Berisha. Pas hedhjes së shortit relator për shqyrtimin e kësaj kërkese ankimore u caktua Ledio Braho. Objekti i ankimit në kërkesën drejtuar KQZ-së është kundërshtimi i vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ndryshimin e vendimit duke vendosur regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhje për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …