Enver Hasani

Enver Hasani: Modeli i dy Gjermanive, do të ishte një shembull fatal për Kosovën

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur lidhur me projektet që mund të merren për t’i dhënë fund bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Duke folur për modelin e shumëpërfolur të dy Gjermanive, ai ka thënë se ky do të ishte një model fatal për Kosovën.  Modeli i tillë  ka funksionuar në kohën e Luftës së Ftohtë, por jo tani, sepse ky model do ta prishte shtetësinë e Kosovës. Po shihet se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka marrë dimension tjetër. Kemi të bëjmë me një dialog gjithëpërfshirës, por jo përfundimtar, për çështje të cilat janë të hapura që nga viti 2011. Gjermania e Franca kanë mandat për këtë çështje. Dialogu është menaxhim i krizës dhe e ka marrë këtë dimension për shkak të luftës në Ukrainë”, tha mes tjerash profesor, Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …