Brickos

Jamie Shea

Xhejmi Shia ka deklaruar se Serbia nuk duhet të anëtarësohet në BE, derisa ta njohë Kosovën si shtet të pavarur

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovës,  Xhejmi Shia ka deklaruar se Serbia nuk duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian, derisa ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe t’i normalizojë raportet me të. Po ashtu Serbia duhet ta ndalë fushatën e cila mban Kosovën jashtë organizatave ndërkombëtare. Gatishmëria për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe për të ndjekur marrëdhënie të mira me fqinjët në një frymë kompromisi dhe angazhimi konstruktiv më duket si një vlerë thelbësore e anëtarësimit në BE. Natyrisht kjo do të thotë se Kosova duhet të demonstrojë të njëjtën qasje konstruktive, por negociatat duhet të bazohen në realitete, dhe mohimi i Beogradit kur bëhet fjalë për trajtimin e Kosovës si një vend real dhe një shtet i pavarur,  nuk i ndihmon gjërat. Sa i përket BE-së, Brukseli nuk thotë se Beogradi nuk mund të ketë një marrëdhënie me Moskën, nëse dëshiron një gjë të tillë. Por ajo që BE-ja me të drejtë pret është që vendet kandidate që negociojnë për t’u bashkuar me BE-në dhe për të marrë të gjitha përfitimet e anëtarësimit, duhet të tregojnë solidaritet dhe të zbatojnë politikën e jashtme dhe masat e sigurisë të BE-së, siç janë sanksionet ekonomike, kundër Srebisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …