Enver Hasani: Obstruksioni në formimin e Qeverisë, frikë nga përmbushja e detyrimit për ‘Zajednicën’

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se pengesa kryesore për formimin e qeverisë së re në Kosovë nuk është zgjedhja e presidentit, por përmbushja e detyrimit për themelimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe. Hasani tha se “frika nga implementimi i autonomisë serbe, të cilën zoti Kurti e pranoi në Bruksel në pranverën e vitit 2023”, është arsyeja kryesore e obstruksionit për krijimin e institucioneve. Ai theksoi se çështja do të përqendrohet në dërgimin e draft-statutit të BE-së ose një drafti tjetër në Gjykatën Kushtetuese dhe se kjo ka më shumë peshë sesa zgjedhja e presidentit. Hasani pret që Administrata Trump të shtyjë përpara zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se një marrëveshje e re nuk është e nevojshme, por mund të ketë shtesa me dimension ekonomik. Sipas tij, procesi do të fokusohet në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke shmangur çështjen e njohjes reciproke, pasi Kosova në vitin 2023 hoqi dorë nga kjo kërkesë si de facto ashtu edhe de jure.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …