Enver Hoxhaj: Bilanci i tre javëve të pushtetit Kurtit është dëshpërues si qeverisje dhe i rrezikshëm si qasje

Enver Hoxhaj fton bashkatdhetarët të regjistrohen për të votuar dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të vendit

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka ftuar bashkatdhetarët që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Hoxhaj ka përmendur edhe pikat konkrete të planit të PDK-së për diasporën. “Të dashur bashkatdhetarë, sot është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të regjistroheni deri më 21 janar dhe ta shfrytëzoni të drejtën për ta bërë ndryshimin në vendin tonë. PDK ka plan konkret për diasporën, përfshirë tri vende në listën për deputetë, ulëse të rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës, rikthimin e Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora dhe lirimin nga obligimet e sigurimit kufitar. Bashkë për Rimëkëmbjen e Kosovës, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së heronjve Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies …