Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj kritikon vendimin e Këshillit Evropian për heqjen e vizave për serbët e Kosovës

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar vendimin e Këshillit Evropian për heqjen e vizave serbëve të  Kosovës që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese në Beograd. Hoxhaj e cilësoi këtë vendim si më të dëmshmin që nga shpallja e pavarësisë, për sovranitetit e dyfishtë për Kosovën. Vendimi për t’i njohur pasaportat e strukturave ilegale të shtetit serb brenda Kosovës është vetëm hallka e fundit e zinxhirit të gabuar që ka marrë Albin Kurti në këto vite qeverisje. Ai theksoi se ky vendim është një ndëshkim nga Bashkimi Evropian ndaj politikave të Qeverisë Kurti. Sa i përket hapjes së Urës së Ibrit, Hoxhaj theksoi rëndësinë e komunikimit dhe urgjencën e integrimit të komunitetit serb në veri. Ai argumentoi se çështja e veriut është përdorur politikisht për të mbajtur në pushtet Albin Kurtin në Kosovë dhe Aleksandar Vuçiqin në Serbi.  Enver Hoxhaj shprehu dyshime mbi vullnetin politik të BE-së për zgjerim, duke thënë se politika e zgjerimit ekziston më shumë si kërkesë burokratike sesa një angazhim i vërtetë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Më 26 qershor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të hapë afatin për aplikim të subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 qershor, do të hapë afatin për …