leoni

Enver Hoxhaj: Më vizitën në Shqipëri Anela Merkel i dha kryeqytetit shqiptar një peshë të veçantë në Ballkan

Enver Hoxhaj: Më vizitën në Shqipëri Anela Merkel i dha kryeqytetit shqiptar një peshë të veçantë në Ballkan

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur rreth vizitës së kancelares Angela Merkel në Tiranë. Hoxhaj fillimisht tha se Angela Merkel me vizitën e saj në Shqipëri i dha kryeqytetit shqiptar një peshë të veçantë në Ballkan. Me tutje Enver Hoxhaj ka vlerësuar kontributin e Agela Merkel në pavarësimin e Kosovës dhe në njohjet nga shtete me gjeografi botërore. Madje ai ka kujtuar edhe vizitën që bëri Merkel në  Beograd në vitin 2011, ku e kishte kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë në BE me arritjen e marrëveshjes obligative ligjore me Kosovën, qe edhe sot ne vitin 2021 nuk është arritur. “Mund të pyesim: a kam pritur dhe besuar në vitin 2011, se Kosova dhe Serbia deri në vitin 2021, pësmes një marrvëshje të tillë, do ta njohin njëra-tjetrën? Po! Dhe sot shumëkush bart përgjegjësi që nuk ka ndodhur një gjë e tillë”,ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …