Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Jerusalemi nuk është mall për t’ u shitur as për t’u blerë

Erdogan se shpejti vjen për një vizitë në Kosovë dhe do të kërkojë dorëheqjen e Kadri Veselit e të Ramush Haradinajt

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, së shpejti do të vizitojë Kosovën dhe në bisedë me krerët më të lartë të vendit do të kërkojë që ata të marrin qëndrim definitiv, kush është me Turqinë zyrtare dhe kush me Gylenin?

Turqia, shteti i cili e ka ndihmuar ekonomikisht Kosovën në shumë se asnjë shtet tjetër në botë, i jep vetes të drejtë të kërkojë sqarime definitive se a janë krerët e Shtetit me Shtetin e Turqisë, apo me organizatën terroriste të Gylenit, e cila dy vjet më parë ka bërë përpjekje të përgjakshme për grusht-shtet, duke vrarë qindra qytetarë nëpër rrugët e Stambollit, të cilët protestonin kundër puçit ushtarak.

Përkrahja që disa zyrtarët të lartë të Shtetit po i japin Gulenit, jo vetëm që nuk është parimore, por është e dëmshme për marrëdhëniet me dy vendeve, sepse marrja në mbrojtje e individëve të përzier në një grusht-shtet me pasoja afatgjata, me pasoja të përgjakshme, bie ndesh me praktikën dhe diplomacinë ndërkombëtare të vendeve sovrane dhe të pavarura.

Një këshilltar i Kadri Veselit ka deklaruar në kushte anonimiteti, se sapo ka marrë këtë lajm, kryekuvendari,  është shprehur konform fjalorit të tij të pasur vetëmnë kë drejtim, duke thënë: Le t’ vjen e t ma marr k…, por kyt fjalë mos ja kallzo kurrkuj  se  na bojnë horrë gazetat.

Këshilltari anonim i kryeministrit, Ramush Haradinaj me të marrë lajmim mbi vizitën e Erdoganit ka thënë se kryeministri trim, pa i bërë syri verr ka thënë:  Aj turki mund me ardh’ vetëm nëse i jepim leje, e nëse e sjell Thaçi  un kam ma shumë ministra e zëvendës-ministra sesa aj dhe t’ xhith kemi me e pritë te  sheshi i Skenderbegit, n’ Prishtinë  dhe kam i thone se ta boj ma zi se qi ta ka ba ky.

Një këshilltar i kryetarit të Kosovës, në kushte anonimiteti ka deklaruar se Thaçi është mjaft i brengosur lidhur me situatën e krijuar pas arrestimit e dëbimit të gjashtë “terroristëve” të Gylenit. Në radhë të parë ai po brengoset në mos po hidhërohet Erdogani dhe nuk do të pranojë t’i japë azil politik në rastin kur do ta marrë aktakuzën nga Gjykata Speciale. Duket se pazari për këtë është bërë me kokat e gjashtë terroristëve të Gylenit. Po çka do të ndodh me Thaçin, kur atë do ta kërkojë Specialja?  A do ta dorëzojë Erdogani, ashtu sikur ky i dorëzoi gjashtë gylenistët e kërkuar nga Ankaraja zyrtare?

Sidoqoftë tash po del sheshit se të gjithë ata që kanë thithë në burimet e Gylenit janë të shqetësuar, meqë Turqia do të kërkojë zyrtarisht nga Kosova shifra zyrtare për transferet  financiare, legale dhe ilegale të Gylenit në Kosovë.

Erdogani, shpreson se Kosova është me të, ashtu sikur ka qenë dukur me “Baba Sulltanin”, por kohët kanë ndërruar dhe as është Erdogani, Sulltan, as janë shqiptarët besnikë të Turqisë, (është fjala për shumicën shqiptare), meqë politikanët e zyrtarët e shtetit janë ndarë në dysh disa me Erdoganin disa me Gylenin. Tani ata janë super besnikë të Amerikës, krejt njëjtë sikur ishin stërgjyshërit e tyre “jallan” besnikë të Sulltanit.

E nesër,  Zoti, Hyji, Allahu e bofshin hajr…

(Sot është një prilllll…. i vitit 2018)

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …