Anadolu Agency ka bërë të ditur se kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Telefonata thuhet se është fokusuar tek tentativa e organizatës terroriste FETÖ për grusht shteti më 15 korrik. Burimet nga Presidenca e Turqisë konfirmojnë se në bisedën me Erdogan, Kancelarja gjermane, Merkel ka theksuar se tentativa për grusht shteti është e papranueshme dhe se vendi i saj është në krah të institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, në bisedën telefonike ka theksuar se në një vend anëtar të NATO-s nuk ka vend për grushte shteti dhe se NATO nuk do të pranojë tentativa të tilla. Stoltenberg, në fjalën e tij ka thënë gjithashtu se NATO mbështet plotësisht qeverinë e ardhur në pushtet me anë të zgjedhjeve.
Kontrolloni gjithashtu
DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …