Escobar: Kosova e Serbia ndodhen para një fazë të re dialogu, pasi detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt

Escobar: Në rast se arrihet marrëveshja Kosova dhe Serbia do të kenë përfitime, nëse palët nuk pajtohen do të ketë pasoja

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Në rast se arrihet kjo marrëveshje, Escobar tha se të dy shtetet do të kenë përfitime, por paralajmëroi edhe për pasojat nëse palët nuk pajtohen. Escobar ua ka bërë të qartë të dy shteteve se dështimi për arritjen e marrëveshjes ndikon direkt në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.  “Shikoni, pasojat… fillimisht është se ne nuk ecim përpara në integrimin tuaj atlantik. Pra, për Kosovën, një nga pasojat është se Bashkimi Evropian pret që ajo të tregojë vullnetin e mirë për të qenë në gjendje të ketë një marrëdhënie paqësore me fqinjin e saj më të madh, përpara se të vendosë nëse ajo është e përgatitur për ta marrë kandidaturën në Bashkimin Evropian. Pra, kjo është një pasojë mjaft e madhe. Por, përtej kësaj, ka pasoja në mospasjen marrëdhënie paqësore me fqinjët tuaj. Pra, kjo nuk është një pasojë që ne do ta imponojmë, ky është vetëm një fakt i natyrshëm që Kosovës i duhet një marrëdhënie pozitive, miqësore dhe paqësore me Serbinë”, ka deklaruar Escobar në një intervistë për Radion Evropa e  Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …