Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur Mirush Kabashi. Lajmin e kanë dhënë familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme, raporton A2CNN. “Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …