Është ndërprerë mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës

Është ndërprerë mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës

Është ndërprerë mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës pasi që qysh në fillim u sheshuan mospajtime mes asamblistëve të PDK-së dhe LDK-së dhe kryetarit të komunës Agim Bahtiri e asamblistëve të AKR-së. Ata ishin takuar  për të diskutuar lidhur me  gjendjen e sigurisë në komunë pas ngritjes së murit në pjesën veriore por kryetari Bahtiri kërkoi që të dalin me një deklaratë të përbashkët për ç’gjë nuk u pajtuan asamblistët opozitarë. Për shkak të këtij mospajtimi ata braktisën mbledhjen e jashtëzakonshme duke lënë brenda në sallë vetëm 16 asamblistë.

Kontrolloni gjithashtu

Premtime për vota, shtyrje për qytetarë: Kurti e zhvendos pagën e 13-të në vitin 2027

Pas fushatës së mbushur me premtime të mëdha dhe ndihma simbolike prej 100 eurosh, kryeministri …