Është nënshkruar marrëveshja për përmirësimin e veprimit klimatik dhe mbrojtja e mjedisit në komunat e Kosovës përmes angazhimit aktiv të të rinjve

Kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, ka pritur përfaqësues nga Caritasi zviceran Kreshnik Basha Menaxher i Programit – Caritasi Zviceran dhe nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, ku me ç’rast është nënshkruar edhe marrëveshja që si objekt primar ka përmirësimin e veprimit klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit në komunat e Kosovës përmes angazhimit aktiv të të rinjve. Caritasi Zviceran në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR) është duke zbatuar projektin YENI me qëllimin që të përmirësojë veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit përmes angazhimit të të rinjve në shkollat e mesme në Kosovë. Duke u bazuar në analizimin dhe vlerësimin e nevojave, Caritasi Zviceran ka zhvilluar projektin Ndikimi i Rinisë në Mjedis (YENI) për fuqizimin e rolit të të rinjve të shkollave të larta të mesme ndaj ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit duke përfshirë edhe institucionet e tjera relevante.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe kostum

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …