KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Kurti mund të kërkojë shtyrje, por afati për konstituimin e Kuvendit skadon nesër

Eugen Cakolli nga KDI ka deklaruar se, nga aspekti procedural, Lëvizja Vetëvendosje mund të kërkojë kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit, por kjo mundësi është e kufizuar deri nesër, më 7 gusht, në orën 23:59. Ai tha se nuk e kupton se çfarë marrëveshjeje mund të arrihet tani, kur një gjë e tillë nuk është bërë gjatë 29 ditëve të fundit. “Këtu janë dy çështje të ndara. Në aspektin procedural ekziston mundësia që subjekti i parë të kërkojë kohë shtesë për gjetjen e një marrëveshjeje. Por s’e kuptoj se cila mund të jetë një marrëveshje që s’u arrit për 29 ditë”, u shpreh Cakolli. Sipas tij, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit kushtetues, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pavarësisht se Gjykata ende nuk është përgjigjur për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Martin Vulaj: SHBA nuk planifikon deklaratë për vendimin e Speciales, procesi pritet të vazhdojë edhe pas 16 shtatorit

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, ka bërë të ditur se gjatë takimit …