FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil REXHA: Gjurmë të skalitura në kohë

Ushtria Çlirimtare e Kosovës me aleatë: NATO-n, ShBA-në, Gjermaninë, Francën, Anglinë, …(vende që krenohen me këtë pjesëmarrje në rreshtimin e duhur, në krah të Luftës së Shenjtë), nuk solli vetëm lirinë për një grup njerëzish, por solli të mirat që janë kolosale. Nga ato, vlerat e shumta, janë:

  • solli zhvillim, arsimim, ndërtim e mirëqenie për shqiptarët (për atdhetarë e tradhtarë, për fëmijë, të rritur e pleq), por edhe për minoritetet, edhe për serbë! I takojnë të kaluarës bisedat informative, kërkimi masiv i armëve, hetimet e torturat çnjerëzore deri në vdekje të atdhetarëve, torturat e kryefamiljarëve para familjes, masakrat, ekzodet,…;

  • Shpallje e Pavarësisë, në ngritjen e institucioneve shtetërore, diplomaci, promovim shtetësie, njohje nga më shumë se 100 shtete, hapje ambasadash,…

  • solli ndryshimin e orientimeve strategjike në Mal të Zi e Maqedoni, duke i orientuar nga Bota Demokratike;

  • duke avancuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, por edhe në Serbi;

  • Solli forcimin e Perëndimit përballë Lindjes;

  • solli stabilitetin e Shtetit Shqiptar dhe stabilitet rajonal;

Ka edhe shumë e shumë të tjera të mira, për ne e për rajonin, nga e Shenjta Ushtri Çlirimtare e Kosovës!

 Kush janë heronjtë?

Janë bij të popullit të thjeshtë, me përkushtim atdhetar, të brumosur me aspiratat e popullit për Liri (sikur të ishin bij ambasadorësh, do të ishin të çoroditur, me orientim jugosllav – Surroi). Heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës themeluan, organizuan, luftuan, të sfiduar nga faktori politik i brendshëm – vegël e pushtuesit, të sfiduar nga pushtuesi që kishte energji të madhe me forca të uniformuara, paramilitare e të tradhtarëve tanë, të sfiduar nga varfëria, terreni i vështirë, anarkia e Shtetit Shqiptar, heronjtë e Luftës së Shenjtë derdhën gjakun, u gjymtuan, u torturuan çnjerëzisht deri në vdekje, derdhën djersë, por edhe ngrinë maleve, … por nuk u ligën, dhe, fituam, kurorëzuam Lirinë!

Sot, heronjtë e Luftës së Shenjtë, hetohen, burgosen e denohen, me akuza të montuara, me dëshmi të bijve të kurvave. Ata që i falën gjak, gjymtyrë e djersë Atdheut në luftën e shenjtë, sot përballen me banalitetet e ,,fakteve” të prokurorisë së Serbisë. Gjurmë në histori po lejnë:

  • dëshmitarët e përgatitur nga prokuroria e Serbisë, kundër heronjëve të Luftës së Shenjtë. Me skenar të prokurorisë serbe, me qëllim të paraqitjes së regjimit kriminal millosheviqjan, si ,,regjim popullor”, dëshmitarët deklarojnë se kanë qenë të uniformuar si milicë. Të vetdijshëm se janë duke bërë keq, me skenar të përgatitur, ata janë konfuz në paraqitjet e tyre. Identiteti i tyre – jo emër, por numër, fytyra e tyre – hije, zëri i tyre – i ndryshuar! Pse? Sepse i frikohen të vërtetës, sepse nuk kanë forcë të dalin nga llumi i tradhtisë, ku janë fundosur;

  • prokurorët hetojnë heronjtë. Heronjtë edhepse janë të akuzuar, janë të admiruar nga prokurorët. Vlerat e shenjta të heronjëve, nuk i kanë prokurorët. Prokurorët janë në shërbim servil të politikave ditore, me ndërgjegje të vrarë, të nënçmuar nga shqiptarët e ndërkombëtarët, heronjtë do të jenë të admiruar në breza, nga shqiptarët e ndërkombëtarët! Prokurorët nuk janë as prokurorë! Njeriu i drejtësisë nuk pranon diktatet politike!;

  • Gjykatësit që gjykojnë heronjtë e Luftës së Shenjtë! Gjykatësit servil që zbatojnë instruksionet e politikave ditore, i admirijnë heronjtë e Luftës së Shenjtë. Gjykatësit nuk janë as gjykatës! Njeriu i drejtësisë nuk pranon diktatet politike! Para heronjëve, edhepse kanë pushtet, gjykatësit janë një hiq, gjykatësit nuk sollën lirinë, por burgosin heronjë, dhe, si të tillë, me ndërgjegje të vrarë, dhe, bashkë me prokurorët e tradhtarët, do të lejnë gjurmë turpi në histori. Heronjtë janë heronjë në luftë, heronjë në burg. Nga heronjtë motivohen vizitorët e tyre, para tyre përkulen me respekt shqiptarë e ndërkombëtarë!

Respekt Heronjëve!

Liri Çlirimtarëve!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Selami Hoti: Sot, në këto ditë historike për kombin tonë, nderojmë dhe kujtojmë të gjithë/a të rënët/at nga mbarë shqiptaria

Me shkas… URIME DITA E LIDHJES SË PRIZRENIT 10 Qershor, 1878 -10 Qershor 2025, 146 …