Fadil Rexha: Shqipet e lartësive, krenaria e motivimi ynë

Fadil Rexha: Urime 1 Shtatori

Urime një shtatori!

Kujt urime një shtatori?

Qeveritarëve injorantë, arrogantë e idiotë, apo sindikatës idiote?

 

Një shtatori është festë! Atdhetarët me flijime kurorëzuan hapjes e shkollave shqipe! Entuziazëm i prindërve dhe nxënësve! Etje për dije, dashuri për bankat shkollore, për zilen e shkollës! Vullnet i prindërve, që pavarësisht gjendjes ekonomike, fëmijët e tyre, t’i veshin më së miri dhe të lumtur t’i dërgojnë në shkollë! Në këtë ditë fëmijët nuk dallojnë nga njëri tjetri, por janë të gjithë të njëjtë, të pastërt e të veshur mirë, një vlerë e shoqërisë sonë! Nxënës të hareshëm që vrapojnë! Rreshtimi i tyre para se t’i fusin në klasë! Prindër dhe mësimdhënës të hareshëm!

Një shtator 2022! Sot fëmijët nuk e kanë këtë kënaqësi! Sot nuk ka nxënës që vrapojnë hareshëm në oborrin e shkollës! Nuk ka rreshtim para hyrjes së shkollës! Prindërit dhe mësimdhënësit nuk janë të lumtur afër nxënësve të hareshëm! Qeveritarët e paaftë, idiotë, arrogantë dhe të pavlerë kanë bllokuar çdo fushë: investimet kapitale, projektet, investimet infrastrukturore dhe të ardhurat e punëtorëve të sektorit publik, përderisa ka devalvim të valutës euro, përderisa çmimet e shumë artikuj elementarë janë dyfishuar! Për të arritur vlerën e lëvizjes së fundit, pagat në sektorin publik duhet të rriten 100%! Qeveria e ,,shpresës”, qeveria e demagogjisë i rrënoi gjitha shpresat, i rrënoi gjitha vlerat! Sot kemi një ,,monark”, nga i cili brenda VV-së janë të tmerruar i madh e i vogël! Por autoriteti i tij, Qeveria idiote dhe sindikata idiote e rrënuan edhe festën e 1 shtatorit! Sot kemi në fushëbetejë idiot Hekuran Murati dhe idiot Rrahman Jashari! Kush është humbës? Nxënësit, entuziazmi i tyre, buzëqeshja e tyre, vrapi i tyre, kënaqësia e prindërve dhe mësimdhënësve pranë fëmijëve!

Kishim një Kryeministër ,,hajn” që bëri histori të lavdishme, në organizimin dhe udhëheqjen e Luftës për Liri, e bashkëpunimit me botën demokratike në luftë e liri, në krijimin e institucioneve të pavarura, në themelimin e ushtrisë dhe policisë, u krijua njësia speciale shumë efektive, në shtrirjen e autoritetit në gjithë Kosovën, ngriti buxhetin, ndërtimin e autostradave, premtoi 24 orë rrymë dhe e bëri, në kundërshtim me FMN-në, ngriti ndjeshëm pagat në sektorin publik, u ngritën mijëra shkolla, infrastrukturë rrugore magjistrale, rajonale dhe lagjeve në qytete e fshatra , ujësjellës e kanalizime në qytete e fshatra, e suksese tjera të shumta.

Kemi një kryeministër që kishte program ,,bashkimin kombëtar”, e harroi,  i shpalli luftë Kryeministrit Shqiptar; me arrogancë shkatërronte kamionët e Serbisë, i harroi, u afrua me Serbinë, duke e bërë partnerin kryesor ekonomik tregtar me importe; kishte sllogan:,,jo negociata/vetëvendosje”, e harroi, bisedon me ta në biseda shterpe, edhe për targat e makinave; luftë kundër hajnisë (veprim që e pëlqenin edhe kundërshtarët politik), e harroi, asnjë proces i vetëm kundër ish-pushtetarëve e pushtetarëve të korruptuar; sllogani: ,,Qeveri e Shpresës” e harroi, qeveri e idiotëve, arrogantëve dhe e matrapazëve, që falsifikojnë edhe diplomat e tyre universitare,  e plotë premtime tjera të parealizuara. Sot kemi një pushtet që ju ka shpall luftë më të merituarve për lirinë – veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që i krijuan edhe mundësinë Osmanit e Kurtit për të udhëhequr (për të hequr mishin e tepërt) e qeverisur! Sot kemi një pushtet ,,donkishotesk”  (Presidencë e Qeveri) që ju kanë shpallur luftë mediave (mullinjëve të erës)! Sot kemi një pushtet ,,donkishotesk”  që ju ka shpallur luftë sindikatave! Sot kemi një pushtet ,,donkishotesk”  të bunkerizuar, që e lufton edhe hijen e vetë, pa as më të voglin aktivitet, dhe për çdo dështim naivisht, fajësojnë të kaluarën! Sot kemi njësinë speciale që bënë sfiladë e selfie në veri dhe të turpëruar kthehen në bazë! Sot, pas shumë viteve, janë kthyer reduktimet rrymës, duke varur shpresat te ,,eksperti gjerman” në pritje me javë e përcjellje të tij! Sot kemi një mashtrim sipërfaqësor nga pushtetarët, ,,rren e pazier” për problemet më të vogla! Aktivitet i jashtëm mbyllja e ambasadave, heqja e diplomatëve të mirëfilltë, ose heqja e Emblemës së UÇK-së nga zyrat e ambasadave! Kërkesë naive e Kryeministrit Kurti shtimi i ushtarëve gjerman në Kosovë, duke mos e ditur, se kjo është punë e shtabeve të NATO-s, që vlerëson varësisht nga situata! Në popull thuhet: ,,sharti i parë i myslimanit me ja dit hallin vetit”, ju idiot përderisa nuk i njihni vlerat kombëtare, njerëzore e morale, përderisa jeni injorantë, ikni nga pozitat udhëheqëse: pushtet a sindikat!

Urime një shtatori më të dashurve – nxënësve!

Urime një shtatori mësimdhënësve që ikonë kanë: Dhaskal Thodhrin, Pandeli Sotirin, Motrat Qiriazi, Kristo Negovanin, Metush Krasniqin, Fazli Graiçevcin, Shaban Jasharin!

Uroj që shkollat të edukojnë atdhetarë intelektual, për të mbrojtur e qeverisur Atdheun!

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …