Fadil Shyti

Fadil Shyti:  Enver Hoxha, burrështetas i madh i kombit shqiptar, që i ruajti si sytë e ballit Shqipërinë dhe shqiptarët.

 Enver Hoxha, ky burrështetas i madh i kombit shqiptar, i ruajti si sytë e ballit Shqipërinë dhe shqiptarët.
I bashkoi si një trup i vetëm, rreth PKSH/ PPSH-së, nën Flamurin Kuqezi në luftë dhe në paqe.
-Me sakrifica të mëdha, popullit ia krijoi kushtet dhe lirinë e vërtetë, në atdheun e vet, ia ndaloi lirinë e rrejshme, të braktiste atdheun, të ikte me valigje krahut kah sytë këmbët, të bëhej rrogëtar në vende të huaja mike dhe armike.
Me direktivat e bacê Enverit dhe të PPSH-së, menjëherë pas çlirimit u bë ndërtimi i vendit, i shkatërruar nga lufta, pastaj u bë elektrifikimi i plotë në çdo cep të atdheut.
Më tej me unitetin Parti-Popull, u forcuan levat e shtetit; me policinë popullore, ruajtja e rendit dhe mbrojta e kufijve të atdheut, mbrojtja e Kushtetutës dhe realizimi i lirisë, barazisë dhe drejtësisë shqiptare.
RPSSH, e zhvilloi bujqësinë, industrinë e lehtë dhe të rëndë, ndërtoi fabrika, uzina dhe hidrocentrale, hapi vende të punës.
E zhvilloi ekonominë, arsimin, shkencën, artin, kulturën në rrugën e krenarisë dhe të nderit,-ajo quhej epoka e ndritur e Bacë Enverit.
-Por, çfarë ngjau kur Ay, burrë iku nga kjo botë e mallkuar, pasardhësit e tij “besnikë”, në fillim të viteve 90-ta, i tradhëtuan idealet e Enverit  dhe të PPSH-sê, pushtetarë zuzarë, ramizistë-gorbaçovianë, miq të titistëve tradhtarë; dhjetoristët e sojit Berisha-Rama, i tradhtuan idetë kombëtare dhe të socializmit, pastaj, erdhën: SPASTRIMET FASHISTE NËN MASKAT E DEMON-KRACISË, MBI SHQIPTARËT!
 …Kështu, për 22 vite me radhë, po bëhet spastrimi i popullit shqiptar; nga trojet e veta etnike -brenda dhe jashtë vendit që dikur quhej, “Vendi i Shqiponjave”,-nga krajli të huaja dhe nga mbretëri të demon-kracisë feudalo-kapitaliste, shqipfolëse, me mizori dhe dinakëri fashiste!…
-E tmerrshme!
Vërtet, jashtë trojeve etnike shqiptare, po gjallon e shpërndarë nëpër botë, një Shqipëri e Tretë !

Më 3. 01. 2021

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Me zemrën zjarr e me pushkë në dorë, Agroni nuk u ndal asnjëherë për çlirimin dhe të drejtat e popullit tonë të robëruar

Komandanti Agron Rrahmani – Naseri, Heroi i Kosovës dhe i tërë kombit tonë, mbetet pishtar …