leoni

Fadil Shyti

Fadil Shyti: SOLIDARIZIM ME POPULLIN E UKRAINËS; POR, USHTARË TË LUFTËRAVE IMPERIALISTE, JO?!

Mendoj, në këtë aspekt rol të madh dje në luftën e Sirisë, ndërsa, sot në luftën në Ukrainë, luajti dhe po luan mendimi  jo me kokë, por me zorrë e bisht;- që pastaj ne shqiptarët ta lëmë kokën: për interesat e huaja imperialiste në tokat e huaja:; politika “kosovare” dhe ajo “shqiptare” duke mos ditur, apo duke mos dashur nga servilizmi i mjerë; s’ po deklarohet, as s’po pozicionohet drejt?!

Shtrohet pyetja:

Kjo qeveria “demokratike” legjitime e Ukrainës, e votuar nga populli, a e njohu deri sot Republikën e Kosovës?

-JO?!

Kjo qeveri e Ukrainës nuk qenka pra plotësisht demokratike, i paska lidhjet miqësore me Serbinë Fashiste, apo jo?!

Vallë, pse të bëjmë ne gjokset varrë, e nesër balluket me fasho dhe trupat e ushtarëve tanë t’i fusim në dhe, për ata që s’ na kanë njohur?!

Marrëzi politike, vartësi ushtarake me vendet “mike”.

Dje në Kuvend e dëgjoja “politikanin” kopuk dhe fodull,-aspak diplomat të “Foltores” S. R. Berishën: fjalori i tij prej servili më çonte të vjella:

Ai, servil opinga,  s’la fyerje dhe shpifje pa thënë, kundër qeverisë “Rama 3” se, paska bërë pak për Ukrainën, i çarturi i Vuçidolit, veç sa nuk thirri; si dikur në vitet prapësive të tij, 1997/1998:

 “O burrani, kapni armët të nisemi ta sulmojmë Vlorën”,-pra, tani “me sokolat dhe sokoleshat” e tij, me gomarin e Don Kishotit, të sulmonte Moskën?!!!

Është plotësisht e drejtë:

Populli ynë liridashës, pa hezituar duhet të solidarizohet me popujt liridashës; po edhe t’i ndihmoj me ndihma materiale, me ushqime, veshmbathje, e të tjera; por jo me ushtarë në luftërat imperialiste; jo, as “me fishekë”,-siç thoshte dje Don Kishoti “shqiptar” i shek, 21.

-Vëllezër e motra!

Të kemi kujdes!

Jo gjithnjë të vrapojmë, bajraktarë të marrëzive të lagjeve “politike demokratike” si “Muçot” pas Daive”, të bëhemi “mish për topa” në luftërat imperialiste?!

-Epo, na kanë ndihmuar miqtë tanë perëndimorë dhe lindorë; do të çirren disa!…

Po, ndihmat e tyre teknike ushtarake, ua kthejmë me bujari shqiptare, teknikën ushtarake ndër më të fuqishme në Ilirik (Ballkan) që e kishte RPSSH e shitën dhe e shkatërruan salushët dhe “rabushët” ,-tani t’i hapin sytë me duar kah qielli, të krekosen marrëzisht duke premtuar popullit:

“E kemi NATO-n, na mbronë ajo Nëna e Madhe, Amerika”; e të tjera broçkulla politike ditore, si  dikur” çekat e bardhë”, në fillim të viteve 90-ta”, kur thoshin:

“Me çekat e bardhë nga Amerika, ne do ta bëjmë Shqipërinë, Kaliforni”?!!!

(Pjetër Arbnori dhe sojnikët e tij; të djathtë e “të majtē”).

-Mos harroni!

-Sesi, i mbrojnë NATO-ja e të tjerët, popujt dhe vendet “sovrane” në luftëra,  po ju kujtoj Srebenicën: atje vetëm brenda pak orësh, në duar të holandezëve “të bekuar” paqeruajtës,

u vranë mbi tetëmijë civilë boshnjakë.

Vigjilencë!

Reciprocitet!

Me miqtë dhe armiqtë në çdo fushëbetejë të “Jetës luftë”.

(Enver Hoxha).

 

Përsëri e përsëri dhe qindra e mijëra herë, vetëm: RECIPROCITET!

 

Gjaku s’ bëhet ujë,

Shqipërinë Natyrale, ende s’e kemi bërë plotësisht të lirë, as të ribashkuar!

25 Shkurt, 2022

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …