Fahri Fazliu: Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Heronjtë vetëm ditëlindje kanë!

Sot më 24 shkurt 2024 do t’i mbushte 61 vjet uragani i luftës për liri, pavarësi e përparim shoqëror, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu.
Fahriu ishte një uragan i bashkimit të kombit.
Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë. Ai ra për të mos vdekur kurrë në luftë të pabarabartë me 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë. Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar.

Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Fahri Fazliu.
E përkujtojnë shokët e idealit dhe familja Fazliu.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …