Familja  e Dëshmorit  Mentor Tolaj nga Pobërgja  nderohet më Dekoratën ,,Shkelzen Haradinaj’’

Me Dekoratën ,,Shkëlzen Haradinaj ‘’ të premten në përvjetorin e 25 të vrasjes nga forcat serbe në qendër të Deçanit, është nderuar  Dëshmori  i Kombit Mentor Tolaj.

Dekoratën e ndau  Gjeneral Daut Haradinaj dhe i pari i komunës  së Deçanit z.Rasim Selmanaj. Ndërsa Dekoratën e pranoi  vëllai i Dëshmorit  Mentor Tola  z.Agron Tolaj.

Më këtë raste Kryetari Selmanaj, tha se në si komunë kemi obligim që të nderojmë Dëshmorët e Kombit . Të përkujtosh figurat e mëdha të kombit është nderë dhe krenari, i tillë ishte edhe Mentor Tolaj i cili  jo vetëm Mentori  por e tërë familja e tije ishin vu në shërbim te atdheut. Dekorata ,,Shkëlzen Haradinaj ‘’ u ndahet personaliteteve dhe njerëzve të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë për çlirimin e vendit  i tillë ishte edhe Dëshmori  Mentor Tolaj që u nderua më këtë Dekoratë në praninë e shumë personaliteteve, deputetëve dhe qytetarëve në këtë akademi.

Ndërsa Gjeneral Daut Haradinaj,  tha se edhe pse në një situatë  të pa barabartë me forcat serbe gjithmonë  ishin të gatshëm më dhanë jetën për Liri, ne e kemi për obligim të nderojmë dhe kujtojmë dëshmorët e kombit, duhet ta dimë dhe ti kujtojmë sepse obligimi i tyre na bën që ne të jemi më përgjegjës ndaj vendit tanë që amanetin e tyre ta jetësojmë duke punuar. Kjo akademi përkujtimorë është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së deçanit z.Rasim Selmanaj.

Mentor Tolaj si i ri ishte dalluar kudo në aktivitete e viteve të 90-ta dukë thënë se Liria vetëm më gjak fitohet e ne i kemi borxh këtij vendi që të ja sjellim Lirinë, kështu u tha nga folësit e kësaj akademie përkujtimore të organizuar nga kryetari i komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj.

Paraprakisht në nderim dhe kujtim të Dëshmorit Mentor Tolaj,  janë bërë homazhe nga zyrtar komunal,  përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta  e UÇK-së dhe familjarë në vendlindjen e tij në  Pobergj dhe në sheshin Mentor Tolaj në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …