Kryetari Bahtiri ka pritur deputetet Kurti dhe Derguti të Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i Komunës aë Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik, Aida Derguti.

Ish lideri i Lëvizës Vetëvendosje Albin Kurti ishte i interesuar të kuptojë më shumë për çështjen e Rivitalizimit të Urës së Ibrit dhe kufijve  administrativ si dhe situatës aktuale politike në qytetin e Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri e njoftoi Kurtin për situatën aktuale politike në Mitrovice me theks te veçantë për rivitalizimin e Urës së Ibrit. “Kompania  është përzgjedhur për të filluar punët dhe presim që brenda afatit të paraparë të behët implementimi i marrëveshjes, ku sipas marrëveshjes së vitit të kaluar  rivitalizimi i urës duhet të përfundoj në fund të qershorit të këtij viti dhe unë besoj se kjo marrëveshje do të respektohet plotësisht” tha kryetari Bahtiri.

Me këtë rast kryetari Bahtiri shpjegoi para deputeteve të këtij subjekti politik se sa i përket çështjes se kufijve administrativ do të respektohen kufijtë e përcaktuar me Pakon e Ahtisarit.

Kurti me bashkëpunëtor i ofruan përkrahje kryetarit Bahtiri për të dy çështjet duke potencuar se janë çështje me rëndësi jetike jo vetëm për  Mitrovicën por edhe për tërë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …