Kryetari Bahtiri, të ënjtën ka vizituar dy bizneset e komunës së Mitrovicës

Në vizitën e tij në kuadër të aktivitetit “Ditët e Biznesit në Komunën e Mitrovicës ”, Kryetari  i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, vizitoi fillimisht kompaninë “TehnoBurimi” i cili merret me prodhimin e  shtyllave  të betonit.

Pronari i kësaj fabrike Burim Fazliu,  njoftoj kryetarin Bahtiri së deri më tani ka 80 punëtorë, të cilët punojnë me dy ndërrime ndërsa pritet që shumë shpejtë të rrisë numrin e punëtorëve  dukë shtuar numrin e tyre  për 20 më shumë, po ashtu pronari i kësaj kompanie  bëri të ditur se me rritjen e numrit të punëtorëve do të shtoi në funksion edhe ndërrimin e tretë të punëtorëve.

Me pastaj kryetari Bahtiri, së bashku më bashkëpunëtorët e tij ka vizituar edhe  fabrikën “Feis-com” ku u njoftua më detajisht për të arriturat dhe për punën e kësaj ndërmarrje.

Kryetari Bahtriri, inkurajoi bizneset për suksesin e arritur ku ceku se  janë këto biznese të cilat me punën e tyre  kanë arritur   fuqizimin e biznesit të tyre ,  dhe  po ashtu krijimin  e vendeve të reja të punës, andaj ju përgëzoj për suksesin e arritur.

I pari i komunës së Mitrovicës, po ashtu bëri të ditur se do të vazhdojë të ketë vizita për prodhuesit e komunës,  ku shprehu gatishmërinë që tu dal në ndihmë të gjitha bizneseve në afirmimin e veprimtarisë së tyre, sepse duke përkrahur zhvillimin e bizneseve gjenerojmë vende të reja të punës” u shpreh ndër të tjerash  kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …