Fatmir Arifi: Realiteti flet shqiptarët e Kosovës Lindore janë në gjendje të mjerueshme

Fatmir Arifi: Realiteti flet shqiptarët e Kosovës Lindore janë në gjendje të mjerueshme

Realiteti flet…

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në gjendje të mjerueshme dhe si asnjëherë më parë që nga përfundimi i luftës nuk kemi pasur një humbje të kuptimit të politikës si tani.

Humbja e kuptimit të politikës është si pasojë e devijimit fundamental të të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Duhet ta theksojmë se aty ku politika e humb kuptimin e saj, gjendja do të jetë gjithnjë e pandryshueshme.

Problemi i Luginës së Preshevës është problem shumëdimensional.

Ai nuk është vetëm problem politik por njëkohësisht është edhe problem: historik, etnik, politik, gjeopolitik, gjeostrategjik, etj.

Si i tillë, ky problem kërkon të shtrohet në dimensione të tjera.

Të pretendosh zgjidhjen e problemit të Luginës së Preshevës në kuadër të të drejtave të njeriut, respektivisht, në kuadër të ligjit për pakica, do të thotë ta devijosh dhe në fund ta shkatërrosh thelbin e problemit.

Në këtë kuadër, duke e parë që subjektet politike shqiptare që veprojnë në Luginë të Preshevës, qoftë me, apo pa vetëdije, të gjithë kapacitetin e tyre e kanë orientua në atë, që të drejtat e shqiptarëve duhet zgjidhur në kuadër të ligjit për pakica, më bën të besoj se këto subjekte nuk e kanë as idenë dhe as kapacitetet e mjaftueshme për t’u përballur me sfidat që ky problem bart më vete.

Çështja e Luginës së Preshevës është çështje që duhet të adresohet në dimensionin gjeopolitik ndërkombëtare dhe jo si problem i brendshëm të një shteti, që në vehte është krijesë gjenocidale!

Ndaj, nuk duhet të joshemi që Lugina e Preshevës të trajtohet brenda kornizës së ligjit për pakica.

Si qytetarë autokton i kësaj Krahine, bëjë thirrje që ta ndryshojmë diskuskursin politik në favor të Perëndimit dhe jo në favor të Lindjes!

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …