Prindon Sadriu, burri i Vjosa Osmanit, i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”

Fatmir Graiçevci: Gjuha e Prindon Sadriut ndaj medieve është identike me atë të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së!

   Ka kohë që aq shumë ka degraduar gjuha e njerëzve të veshur me pushtet sa sharjet e fyerjet, djathtas e majtas, lartë e poshtë, nuk kanë të ndalur. Dhe shajnë të tillët sepse janë më maje të pushtetit, shajnë sepse e dinë që aty nuk ka as moral dhe janë të pakapshëm nga dora e drejtësisë. Por jo vetëm kaq. Edhe më shqetësuese e brengosëse bëhet kur analizon dhe krahason se me gjuhën e kujt përngjason kjo gjuha e pushtetarëve. Saktësisht, gjuha e Prindon Sadriut, burrit të presidentes së vendit, Vjosa Osmanit.

     Gjuha që burri i të parës së vendit, Vjosa Osmanit, Prindon Sadriut është gjuhë identike me gjuhën e prokurorëve të Gjykatës Speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është prokuroria e kësaj Gjykate, në i thënçin gjykatë që ndan drejtësi, që drejtuesit dhe eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i akuzon për “Ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Gjuhë identike me të cilën ditë më parë, i akuzoi mediet dhe gazetarët, Prindon Sadriu, burri i të parës së vendit, Vjosa Osmani. Kjo gjuhë linçuese e njollosëse, nuk zanafillon me Prindonin por uroj që ky të mos bëjë prindin me një gjuhë të tillë. 

   Por jo vetëm kaq. Gjuha e ashpër që po lëshon shtat ndaj çdo kujt që guxon të jetë kritik e ta shfaq bindjen apo mendimin e tij ndaj pushtetit, sa vjen e po shpeshtohet e ashpërsohet. Përpjekjet e pushtetarëve për ta ndëshkuar, ngulfatur e mbyt çdo zë që shfaq pakënaqësi, sa po vjen e po merr përmasa më të mëdha!!! Se cilat do të jenë pasojat nëse kjo përpjekje do të ketë sukses, më së miri e mësojmë nga një prej njohësve më të mirë të demokracisë, profesorin universitar, ligjëruesin në universitetet më autoritative anekënd botës, Xhovani Sartori! 

    Në librin e tij “Ç’është demokracia”, ai në mes tjerash shkruan: Nëse për një kohë të gjatë njeriu nuk guxon ta shfaq atë që mendon, pas një kohe, ai më nuk mendon për gjërat që nuk guxon t’i shfaq, artikulon”. Sjelljet e pushtetarëve të bëjnë të mendosh se këtë janë duke synuar – fillimisht të mos guxojmë t’i shfaqim pakënaqësitë tona apo qëndrimet kritike ndaj pushtetit, mandej të disiplinohemi me anë të ndëshkimit se çka na pret nëse themi atë që mendojmë dhe dikur të mos mendojmë më hiq për ato që nuk guxojmë t’i artikulojmë!

   Të përkujtojmë, se ditë më parë, nga eprorët e tij, u pezullua nga detyra, polici Amir Hoxha, vetëm e vetëm pse shfaqi një pakënaqësi të arsyeshme dhe manifestoi qytetari! Ai ka sqaruar se reagimi i tij është bërë për të treguar pakënaqësinë për mos pagesën e shujtave për policët në kryerje të detyrës e që ligjërisht na takojnë”, ka shkruar polici, Amir Hoxha. Ka mjaftuar shfaqja e kësaj pakënaqësia që ndaj tij të merren masa disiplinore – suspendim! Kundër suspendimit të zyrtarit policor, Amir Hoxha për shkak të shprehjes publike të pakënaqësisë, ka reaguar juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari. Ajo ka shkruar se edhe policët e gëzojnë të drejtën e lirisë së shprehjes. “Masa disiplinore e suspendimit të policit është kufizim i paarsyeshëm i lirisë së shprehjes dhe aktivitetit sindikalist. Për më tepër, është mesazh edhe për policët tjerë në mënyrë që në të ardhmen asnjë polic tjetër të mos guxojë të ankohet për kushtet e punës. Policia e Kosovës ka problem serioz me respektimin e lirisë së shprehjes së policëve, gazetarëve, qytetarëve. Edhe policët e gëzojnë të drejtën e lirisë së shprehjes. Postimi i policit nuk bie ndesh me asnjë parim etik të punës së tyre. Postimi nuk tregon anshmëri politike, nuk fyen askë, nuk përmban të pavërteta, nuk bën thirrje për dhunë dhe nuk nxitë gjuhë të urrejtjes. Postimi i policit është i natyrës sindikaliste – ankesë për moskompenzim të shujtave dhe punës jashtë orarit- shprehje këto që gëzojnë mbrojtje speciale ligjore” ka shkruar juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari. Një reagim të tillë ka bërë edhe deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, vetëm se kjo ndaj gjuhës që ka përdorë burri i kryetares sonë, Vjosa Raif Osmanit, Prindon Sadriut. Euro deputetja, Viola von Kramon ka shkruar se mediet dhe gazetarët duhet të kenë liri të shprehjes pa pasur frikë. “Media e lirë është njëra nga shtyllat themelore të demokracisë dhe gazetarët duhet të kenë lirinë e tyre për t’u shprehur pa ndonjë frikë. Për këtë jam duke monitoruar nga afër kampanjën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë për të kuptuar plotësisht ngjarjet e fundit”, ka shkruar eurodeputetja Viola von Cramon. Kundër gjuhës denigruese të Prindon Sadriut, burrit të presidentes, Vjosa Osmani kanë reaguar edhe mediet, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe personalitet nga shoqëria civile. Por ja që gruaje tij e presidentja jonë, Vjosa Raif Osmani, hesht. Hesht mbase nuk i ka dëgjuar gjuhën e tij linçuese, gjuhen e tij që i bënë jehonë gjuhës së Prokurorisë së Gjykatës Speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftën çlirimtare të drejtuesve dhe eprorëve të saj e quan “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale” ndërsa Prindon Sadriu, burri i kryetares së Vjosa Osmanit, me të njëjtën gjuhë i cilëson mediet dhe gazetarët e Kosovës  “ Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”. A e din ky që ende ka gjallë gazetar dhe media që kanë raportuar nga frontet e luftës çlirimtare!? A e din ky që makineria vrastare e kriminale serbe ka bombarduar këto medie me i zhbërë nga faqja e dheut dhe ka vrarë edhe gazetar që raportonin nga vijat e frontit!? Edhe këta gazetar, edhe këto medie, janë quajtur dhe trajtuar si kriminel e kriminele nga kryekrimineli i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi dhe regjimi shqiptar vrasës i Serbisë! 

   Athua e din Prindon Sadriu se në anën e kujt ka kaluar me këtë gjuhë!? Po gruaja e tij e kryetarja jonë, Vjosa Raif Osmani!? Unë njoh media dhe gazetar që janë të njëjtë, si gjatë luftës, si pas luftës, si dje, si sot dhe që kanë qëndruar vertikalisht. Nuk kanë ndryshuar asnjë grimë. Ka ndryshuar vetëm adresa se nga burojnë  sulmet dhe linçimet kundër tyre, dje nga makineria vrastare e kryekriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi, sot nga Prindon Sadriu. Ama përderisa të parët nuk jetonin e as bënin jetë luksoze nga taksat tona, sulmet e sotme vijnë nga të tillë që bëjnë jetë luksoze dhe që shijojnë frytet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, për të cilat kanë hise të pakontestueshme edhe mediet dhe gazetarët e luftës! Uroj ta kuptoj dhe falje të kërkoi. Fundja e fundit, kërkim falja është njerëzore dhe element i burrave që kanë burrëri. Të shohim!

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …