Fatmir Graiqevci

Fatmir Graiçevci: Krye hipokrizia, demagogjia, sofizmi, mashtrimi,… kanë emër – Albin

Vështirë se mund të gjejë njeriu në historinë e popullit tonë, mashtrues, manipulues e sofist më të madh se kryeministrin, Albin Kurti. Aq e gjatë është lista e mashtrimeve, manipulimeve dhe sofizmave të tij, sa vështirë se mund ta gjesh ndonjë njeri që ka durim t’i dëgjoj të gjitha.

Por pavarësisht kësaj, shumica e votuesve, i besuan!

Për më keq, një pjesë e tyre e shohin ende si gjysmëperëndi, disa të tjerë si rast të artë për tu kacavjerrë nëpër kolltuqe e për t’i shfrytëzuar të gjitha privilegjet që ofron pushteti, dhe s’kan faj sepse nga përvojat me partitë tjera kanë stërshfrytëzuar të gjitha mundësitë që ofron ai, e disa të tjerë, sepse janë aq të zgjuar sa kushdo mund të ju shes sapun për samun.

Krye hipokriti, Albin Kurti, mbrëmë na e dëshmoi katërcipërisht se është një makiavelist tipik, e mbase edhe përtej makiavelistit.

Për dhjetë vite me radhë, na është hequr si luftëtar i pa kompromis i kundërshtimit të krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, të cilën, sa ishte në opozitë, e quante me përbuzje dhe urrejtje “Zajednicë” por nga parmbrëmë, rrinte me kimik në dorë në pritje për nënshkrimin e saj!!! Për afër 20 vite me radhë, ka mbledhur vota me partinë e tij të quajtur “Lëvizja Vetëvendosje” (!) duke aktruar kundërshtarin e pakompromis të “Zajednicës”, duke mbajtur ders ngado me nofulla të shtrënguara, në Kuvend, sheshe, oda, studio televizive, se me Serbinë nuk duhet të ketë negociata, por posa erdhi në pushtet, shkonte 24 orë para kohe, në takimet për të biseduar me ata, për të cilët thoshte se nuk duhet të negociohet!

Ja “morali”, “humanizmi” dhe “patriotizmi” i tij, neveritës. Sipas këtij sofisti, janë rivalët e tij politik që nuk bënë të zhvillojnë negociata por jo edhe ai vet!!! Soji i tij, ta kujton Cezarin e Romës dhe Faraonin e Egjiptit, që e shihnin veten si gjysmëperëndi dhe ndëshkonin çdo kënd që i shihte dhe vlerësonte ndryshe.

Në veprën e tij “Sundimtari” politologu italian, Nikolla Makiaveli, shkruante se në politikë lejohet përdorimi i çdo mjeti për të arritur qëllimet sepse pas arritjes së qëllimit, mjetet arsyetohen. Krye hipokriti ynë, Albin Kurti, ka bërë hapa përtej makiavelizmit! Ai në emër të luftës kundër krijimit të “Zajednicës”, ka organizuar protesta ku u është vënë zjarri institucioneve të Kosovës dhe janë përgjakur, plagosur e rrahur brutalisht pjesëtar të Policisë së Kosovës, të cilët, krye hipokriti ynë, i ndiqte shesheve dhe i quante majmun!

Ja çfarë kryeministri kemi.

Dhe është po ky kryeministër, me shpurën e tij, si të kohës së mesjetës, që duke u zgërdhirë, i tha po krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe, të cilën, gjatë luftës së pakompromis për pushtet, e quante me përbuzje e me term serb – “Zajednicë”.

Është po ky krye hipokrit e mashtrues, që kur ishte pa pushtet, organizonte protesta kundër bisedimeve me Serbinë por kur erdhi në pushtet, jo që i ndaloi ato, por shkonte 24 orë para kohe. Ndonëse takimi i Brukselit ishte paraparë të mbahej me 27 shkurt, krye-demagogu ynë, që kundërshtonte bisedimet, atje shkoi 24 orë më herët, me 26 shkurt. Po ky krye mashtrues, që i akuzonte me tone të larta të tjerët se pse po zgërdhihen, në takimin e radhës të paraparë të mbahet në Ohër me 18 mars, ai atje shkoi përsëri 24 orë para kohe, më 17 mars, dhe më 18 mars, gjithë kohës ju buzëqeshte kamerave.

Po të ishte tani në opozitë, do të qeshej apo do ta veshte fytyrën me empati e revoltë dhe do t’i kujtonte ngjarjet e 17 e 18 marsit, të vitit 2004! Ja dhimbja e tij, e aktruar, por kurrë realisht e përjetuar! Ja çfarë soji i njeriut është ky.

Kur është në opozitë, qorton e mallkon të tjerët pse marrin pjesë në bisedime, posa ulet në kolltuk, jo që i ndalon takimet por i shpeshton, madje madje shkon 24 orë para kohe! Për 15 vite me radhë, ngado mban ders se me Albin kryeministër, nuk do të ketë “Zajednicë”, se me Albinin në krye të Qeverisë, nuk do të ketë bisedime pa kërkim falje, se me Albinin shef të Qeverisë, tema e parë do të jetë çështja e të rrëmbyerve të luftës, se me Qeverinë Kurti, vendosja e masave të reciprocitetit nuk do të jesh as çështje muaj e as javësh por çështje ditësh, se do t’i ulë çmimet e do të bëjë paga të dinjitetshme e shumë zotime tjera, por me t’u ulur në kolltuk, as edhe një premtim të vetëm, nuk e mbajti. As edhe një. Dhe sa herë ballafaqohet me ndonjë gazetar jolajkatues, fillon ta bëjë ankuesin e të kukas e vajtojë, se janë pushtetet tjera ato që kanë faj për katandisjen e vendit në të gjitha drejtimet dhe harron krejt se pushteti merret me i zgjidh problemet e jo me kukatë e anku.

Pas ardhjes së kryedemagogut, kryesofistit, kryehipokritit, kryemashtruest, kryemanipuluesit, Albin Kurti në krye të Qeverisë, vazhdoi pjesëmarrja pa kushte në negociata, vërshimi i mallrave të Serbisë në Kosovë, përfaqësuesit e të rrëmbyerve të luftës, as që i pret në zyrën e tij luksoze me kulltoqe të buta, çmimet e artikujve qenësor për jetë, buka, vaji, mielli,… më shtrenjtë se kurrë më parë, pagat mesatare, më të voglat në Ballkan, asnjë njohje ndërkombëtare apo anëtarësim në ndonjë organizatë të tillë gjatë dy vite qeverisje dhe Zajednicën që kundërshtoi dhjetë vite me radhë, pranoi ta krijon ama me rëndësi që nuk do të quhet më Zajednisë por me emër tjetër, thjesht, jo buka por kulaqi. Fatkeqësisht, të tillë ka edhe shpurën e tij.

Edhe ata janë disa hipokrit të tjerë vetëm se me fuqi më të vogël vendim marrëse ama janë hipokrit të thekur! Njëri deklaron se jo që nuk bisedon për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe por me ta kuptuar se do të bisedohet për një çështje të tillë, ai do ta braktis Qeverinë, ama ja që bisedoi, po bisedon e do të bisedoj që ç’ke me të.

Po ashtu edhe një tjetër, me një tonë patetik deklaronte zëshëm duke u krekosur nëpër studio televizive se me Albinin kryeministër, nuk do të ketë Asociacion fare. As kësi e as asi Asociacioni. Por ja që krye demagogu e krye manipuluesi, Albin Kurti, ka pranuar t’i realizojë të gjitha marrëveshjet që i kundërshtonte ashpër kur ishte në opozitë. Ai  pranoi se do t’i realizojë të gjitha marrëveshjeve të arritura më herët mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe atë, që kur ishte në opozitë, e quante “Zajednicë” dhe zotohej se me Kurtin shef Qeverie, Zajednica nuk kalon! Po a është kjo e tëra?, fatkeqësisht jo!

Ky hipokrit, ka mbledh vota duke propaganduar se do ta bëjë bashkimin kombëtar por me të ardhur në pushtet, na tha se këtë nuk na e lejon Kushtetuta! Si u bë që ky gjitholog i shumë lexuar, nuk e paska ditur se këtë nuk na e lejoka Kushtetuta!? Prandaj ky është më shumë se sa makiavelist sepse ky jo që ka përdor çdo mjet të arritur në pushtet por ky ka përdor si mjete edhe idealet kombëtare!

Ky edhe flamurin e quante harren lara lara por me të veshur petkun e pushtetit, e shtrënguar kollaren në fyt, sa hap e mbyll sytë, harrnit lara lara ju hoq uji dhe na u bë flamur!!! Pra me t’u bërë Albini kryeministër, harrni lara lara na u bë i denjë me i qëndruar gatitu.

Është po ky Albin që kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, herë e quante profesor i nderuar e herë argat i Serbisë. Kur Isën e shihte si rival politik, e quante argat të Serbisë ama posa e ndjente se me përkrahjen e tij, mund të bëhej kryeministër, të njëjtin e quante profesor dhe ja merrte dorën duke përkulur trupin, si nuset kur merrnin temena, dekada më parë, kur bota femërore ishte e pajtuar të jetonte e nënshtruar, në pozitën e robëreshës.

Ja deri ku e degradon njeriun e etur për pushtet, dëshira për pushtet, e bën t’i përulet edhe njeriut që e quan argat të shtetit që për një shekull ka vra e gri, anekënd trojeve shqiptare të mbetura jashtë Shqipërisë londineze. Se sa është parimor krye demagogu, Albin Kurti, ka edhe shumë fakte tjera, të pakontestueshme. Ky as dinjitet nuk ka, asnjë grimë, anipse aktron të dinjitetshmin.

Vite më parë, nga karrigia e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetarja e tashme, Vjosa Osmani, krye opozitarin, Albin Kurti e quante njeri të kuq, e dihet se në çka asocion në kujtesën popullore shqiptare ky etiketim! Thjesht, në botë djallëzore e vrastare. Por krye demagogu ynë, Albin Kurti, nuk zemërohet për asnjë etiketim. Mjafton që personi që e ka etiketuar, me i sjell vota për t’u ulur në kolltukun e butë e të mëndafshtë të pushtetit, dhe ky harron në çast çfarë i kanë thënë. Ky e harron dinjitetin kur është në pyetje pushteti!

Soji i tij, gjithçka e kalkulon në konvertim në vota për pushtet. Ky edhe me simbolin e rezistencës sonë kombëtare, Bac Adem Demaçin, është shoqëruar për këtë qëllim, e jo pse bacën e ka vlerësuar. Po ta vlerësonte sikur ka aktruar dhe aktron, pse nuk e ndihmoj për ta zgjedhur Bacën, aty ku e kishte vendin, në postin e kryetarit të vendit, sikur i ndihmoi me tërë qenien e tij dhe partinë Vetëvendosje, kryetares së tashme, Vjosa Osmani!?

    Është e gjatë lista me paudhësitë e veprimet plangprishëse të sinonimit të hipokrizisë, demagogjisë, manipulimit, mashtrimit,.. Albin Kurtit dhe vështirë se mund të gjesh njeri  që ka durim me i dëgjuar të gjitha por është edhe një tjetër, e bërë dje dhe jam shumë kureshtar ta dijë se si janë ndjerë të burgosurit politikë që kanë shëtitur nga një parti te tjetra e tani janë rehatuar në kolltuqet e buta që ju ka ofruar Qeveria Kurti.

Athua si ndjeheshin ata kur marrëveshja për “Zajednicën”, pra kthimin e Serbisë në Kosovë, siç deklaronte lideri i partisë “Vetëvendosje” Albin Kurti, bëhej në filialen e Beli Dvorit të Titos në Ohër!? A ndjenin sadopak neveri!? Athua a kanë ndjerë ndonjë grimë nevojë për të protestuar që të paktën, të mos bëhej kthimi i Serbisë në Kosovë përmes konakut të Titos!? Athua a u janë kujtuar torturat çnjerëzore të rinisë liridashëse nëpër burgjet anekënd Jugosllavisë të kohës së Titos. Po mbytjet nën tortura e liridashësve të Kosovës, nga regjimi i Tito – Rankoviq, a u janë kujtuar!? Po pastrimi etnik i Kosovës në vitet e ’50-ta, të realizuar nga regjimi Tito – Rankoviq, a u janë kujtuar!? Si u bë që Kosova na paska qenë e rrezikuar kur harta e saj na paska qenë në tavolinën e mbushur me thika, piruna e gërshërë në Shtëpinë e Bardhë ama shpëtoi pasi u largua nga aty, dhe u vendos në një tavolinë tjetër, në filialen e Beli Dvorit në Ohër, në shtëpinë e Titos, drejt së cilës ecte me krenari e gjoksin e vënë përpara si gjel, kryeministri, Albin Kurti!?

Besoj se të gjithë që kanë njohuri minimale nga historia e dijnë se çfarë bëri për shqiptarët dhe Kosovën, Titoja me shpurën e tij, që qëndronte në Belli Dvorin dhe filialet t tij në Ohër e anekënd Jugosllavisë, dhe çka bërë Shtëpia e Bardhë. Athua si do ta gëlltisin këtë fakt, ata që na hiqen edhe sot si kategori e ndërgjegjes kombëtare, pra një pjesë e madhe e të burgosurve politike, që nuk bën as gëg e as mëk kur kjo marrëveshje u arrit në konakun e atij që ripushtoi viset shqiptare jashtë Shqipërisë londineze, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore – Titos!?

Ishte Shtëpia e Bardhë, ishte Amerika ajo që ndihmoi Kosovën të dal nga kthetrat e Serbisë por ja që më 18 mars, në filialen e Belli Dvorit në Ohër, Qeveria Kurti ia hapi dyert Serbisë për rikthimin e pushtetit të saj në Kosovë, nëpërmjet Zajednicës. Kështu na ka thënë për 10 vite me radhë, kryeministri, Albin Kurti, me shpurën e tij, të sajuar nga të majtë e të djathtë, liberal, neoliberal e ekstremist fetar, ish LDK-ist, ish PDK-ist, e shumë isha tjerë përfshirë edhe ish të burgosurit politik që tani të përgjasojnë të vet burgosur në partinë politike e cila u pajtua për rikthimin e ndikimit të Serbisë në Kosovë, duke miratuar një marrëveshje në një ndërtesë në Ohër, ku ka mrizuar kreu i një regjimi që shqiptarët liridashës, i ka dënuar me 25 mijë vite burg për shkak të angazhimit të tyre për nxjerrjen e Kosovës nga kthetrat e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Ligjvënësit dhe pushtetarët e Kosovës po i shembin të gjitha vlerat çdo ditë – turp!

Thyerjet dhe përdhosjet e monumenteve të UÇK-së! Realisht, duhet të jetë shqiptar i shëmtuar ai …