Me 20 Mars në Hotel Sirius, Prishtinë mbahet Konferenca e Parë për prezantimin e Monitorimit të Strategjisë së Ujërave për Kosovën 2017-2036

Me 20 Mars 2023, e Hëne, duke filluar nga ora 10:00h në Hotel Sirius, Prishtinë mbahet Konferenca e Parë për prezantimin e Monitorimit të Strategjisë së Ujërave për Kosovën 2017-2036 (Periudha e Monitorimit 2017-2022) dhe prezantimin e propozimit të Politikave për Menaxhimin e Territorit Rreth Resurseve Ujore në Kosovë (Policy Brief no. #1). Kjo konferencë paraqet për herë të parë një dokument strategjik mjedisor të monitoruar dhe analizuar në detaje me përmbajtje substanciale për përmirësimin e gjendjes së menaxhimit të resurseve ujore në vend. Dhe do të paraqes prezantimin për përmirësimin e politikave të menaxhimit territorial të resurseve ujore në Kosovë. Kjo Konferencë organizohet në kuadër të projektit “Promovimi i Qasjes Univerzale në Ujë të Pastër”, i cili ka qëllim kryesor përmirësimin e menaxhimit të resurseve ujore dhe fuqizimin e komuniteteve për të arritur të drejtat e tyre për qasje në ujë të pastër. Projekti financohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe zbatohet nga Let’s Do It Peja.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …