Fatmir Graiçevci: Pionierët e ish-regjimeve okupatore nuk po pajtohen që Kosova të udhëhiqet nga liribërësit e saj

Shkrimet e botuara nëpër medie të ndryshme gjatë javëve që lamë pas verifikuan këtë më së miri, se historia është mësuese e jetës. Disa janë mësuar të jetojnë nën robëri të tjerët nuk e durojnë dot. Edhe njëherë u dëshmua se historia është mësuese e jetës madje edhe përcaktuese e saj dhe objektivave që ia vëmë asaj. Sikur të kishim vetëm një “histori” të së kaluarës sonë mbase nuk do të kishte përplasje të shumta. Thuaja se mbi gjysmë shekulli në Kosovë janë mësuar dy histori. Historia zyrtare, e përgatitur nga qarqet sllave e që u përqafua dhe propagandua me shumë afsh nga puthador e robëridashës, dashuri që ju shpërblye me privilegje të shumta pionierëve dhe shërbyesve t regjimit shqiptar vrasës.


Krahas historisë zyrtare është mësuar edhe historia jozyrtare, por që nuk mësohej nëpër institucione shkollore por jashtë tyre, kryesisht nëpër oda. Historia jozyrtare afirmohej nga pjesëmarrës betejash kundër forcave vrastare serbe, të mbijetuar të masakrave që bëheshin kundër popullit shqiptar në emër të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe nga kryefamiljar që kishin pësuar si mos më keq nga partizanët e Titos, Rankoviqit, Fadil Hoxhës, Ali Shukrisë, pjesëtarët e OZN-së e kështu me radhë. Kjo histori u përqafua nga shqiptarët liridashës që nuk e durojnë dot jetën nën robëri. Duket se në kujtesën kolektive të shqiptarëve ende ekzistojnë dy histori, ajo zyrtare, e përqafuar dhe besuar nga puthadorët, çanak-lëpirësit dhe shërbyesit e regjimit shqiptarë-vrasës dhe trashëguesit e pasuesit e tyre dhe historia jozyrtare, e përqafuar nga shumica e popullsisë liridashëse që kurrë nuk u pajtua me robërinë.


Fjala e urtë latine “Historia est magistra vitae” lënë të nënkuptohet se është vetëm një histori por ja që në Kosovë janë mësuar dy histori dhe e tillë po provohet të ndërtohet edhe sot! Përpjekje më të mëdha të tilla janë bërë gjatë dhe pas luftës së dytë botërore. Atëherë të rinj dhe të rejat ishin të detyruar ta mësonin dhe besonin historinë zyrtare titiste rankoviqiste që propagandonte për luftën “heroike” të partizanëve që kishin luftuar dhe ndjekur forcat gjermane të cilat, thënë të vërtetën, ishin në tërheqje e sipër drejt Gjermanisë pasi ishin mundur nëpër beteja kryesisht nga forcat anglo-amerikane. Përveç kësaj, historia zyrtare propagandonte se partizanët ishin vënë në mbrojtje të popullsisë, sikur thuhej nga bandat vrastare të Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës e drejtuesve dhe pjesëtarëve të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare! Është për keqardhje që disa mendje robëruar që ju ka munguar dhe mungon të menduarit kritik, i kanë besuar dhe besojnë pa asnjë grimë dyshimi kësaj propagande. Në anën tjetër, në familjet që satanizoheshin nga propagande serbo-jugosllave, mësohej një histori tjetër, ajo për vrasjet, torturimet, përndjekjet, djegiet e pushkatimet që kishin bërë partizanët ndaj të gjithë atyre shqiptarëve që kishin rezistuar kundër ripushtimit të Kosovës nga Serbia apo Jugosllavia.


Për gjysmë shekulli me radhë, të rinj dhe të reja indoktrinoheshim me historinë zyrtare jugosllave që hidhte vrer kundër të gjithë shqiptarëve liridashës të cilët i quante kriminel, vrasës, bandit e etiketime tjera nga më denigrueset. Të gjithë ata që nuk kishin pranuar të vihen në shërbim të Titos e Rankoviqit, denoncoheshin, satanizoheshin, përndiqeshin, vriteshin ndërsa familjarëve të tyre ju ishte bërë jeta ferr.


Në anën tjerët, në heshtje dhe ilegalisht mësohej historia tjetër, ajo e vrasjes së mijëra shqiptarëve nga partizanët në Tivar, pushkatimet që ndodhën për disa vite me radhë në lagjen Tauk Bahçe në Prishtinë, dhe për vrasjet nëpër prita të qindra e mijëra shqiptarëve që luftonin kundër ripushtimit të Kosovës nga Serbia-Jugosllavia e që varret e tyre nuk dihen as sot! Për 50 vite me radhë, ripushtimi i Kosovës ishte mbuluar me sikur thuhej, Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare ani pse e vërteta ishte se në Kosovë kjo luftë nuk përfundoi me çlirimin por ripushtimin e saj, sepse shqiptarët ndonëse luftuan, lufta e tyre antifashiste nuk u njohë dhe shqiptarët jo që nuk u çliruan si komb por përkundrazi, u rirobëruan. Për 50 vite me radhë, kombi shqiptar i mbetur padrejtësisht në Jugosllavi, u bë objekt i vrasjeve kolektive ( Maskara e Tivarit, pushkatimet në lagjen “Tauk Bahqe” në Prishtinë ,… ) spastrimit etnik ( Marrëveshja turko-jugosllave ), burgosjeve, terrorit ( Aksioni i Armëve – 1956 ) torturave mizore ( Fazli Graiçevci, Metush Krasniqi,… ) vrasjeve të shqiptarëve gjatë shërbimit ushtarak ( Aziz Kelmendi,.. ) helmimeve ( helmimet e nxënësve nëpër shkolla ), segregacionit ( ndarja e hapësirës ekskluzive nëpër shkolla për nxënësit serb ) e padrejtësi të shumta të tjera që kulmuan me gjenocid gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Të dorëzuar përball egoizmit dhe të joshur pas karriges dhe privilegjeve që ofronte ajo, klasa politike shqiptare kishte pranuar të vihej në shërbim të këtij regjimi antishqiptar të cilit i shërbeu me besnikërinë që do t’ia kishin zili edhe kafshët që janë të shquara për besnikëri, derisa u hodhën si paqavra. Dhe për fatin tonë të keq, soji i tillë dhe propaganda e tillë ka lënë trashëgimtar të kësaj mendësie që vihen me shumë dashuri në shërbim të pushtuesve dhe shfaqin urrejtje të jashtëzakonshme ndaj çlirimtarëve.


Së pari të përkujtojmë se për gjysmë shekulli shqiptarët u përballën me përpjeke indoktrinuese të propagandës serbo – jugosllave e cila hidhte vrer dhe shpifje të shumta kundër liridashësve të Kosovës dhe kombit shqiptar, të cilët ishin vrarë e burgosur nëpër varreza masive ndërsa familjarëve të tyre ju ishte bërë jeta ferr. Për fat të keq, disa i besuan kësaj propagande. Nuk duhet habitur sot shumë kur dëgjojmë ish pionerët e kësaj propagande të tillë, që ish drejtuesit e luftës çlirimtare i quajnë kriminelë, vrasës… Nuk mund të shkruajnë e mendojnë këta ndryshe se kështu i ka mësuar propaganda serbo – jugosllave të cilës i kanë besuar verbërisht dikur dhe vazhdojnë t’i besojnë kështu edhe sot e kësaj dite! Beogradi zyrtar ende vazhdon t’i quajë kriminel Adem Jasharin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Rrustem Mustafën, e dhjetëra bashkëluftëtar të tjerë, kështu i quan këta edhe Arben Idrizi, Fatos Lubonja e lukunia e sojit të tyre. 


Së dyti, vlen të përkujtojmë se kundër propagandës së regjimit shqiptarvrasës ishin vënë shqiptarët liridashës. Ata në njërën anë demaskonin propagandën serbo –jugosllave dhe veprimtarinë e hyzmeqarëve të saj, sikur ishte Fadil Hoxha, Ali Shukria, e soji i tyre ndërsa në anën tjetër afirmonin jetën dhe veprën e Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës e qindra e mijëra liridashësve të Kosovës dhe kombit shqiptar, ndonëse veprimtaria e tillë ju kushtoj duke i dënuar me dënime maksimale dhe duke i degdisur burgjeve famëkeqe anekënd Jugosllavisë sikur ishte Goli Otoku, Idrizova e burgje të tjera.


Tani është shpresëdhënës fakti se disa ish të përndjekur, të burgosur dhe të torturuar nga regjimi jugosllav sikur është kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, drejtori i Radios Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, pastaj shkrimtari i madh shqiptar, Ismail kadare, shumë analistë me kredibilitet kombëtar si dhe ministrat e kulturës në Tiranë dhe në Prishtinë, Vizar Zhiti dhe Memli Krasniqi kanë reguar e ndaj shkrimeve të tilla denigruse kundër luftës çlirimtare dhe figurave emblematike të kombit...


Dhe për fund dy fjalë për instiktin e shkrimtarëve dhe ish pionierëve të regjimit shqiptar vrasës dhe intuitës sime si njeri. Sojit të Arben Idrzit, Fatos Lubonjës e lukunisë së tyre bashkëmendimtare e bashkëpunëtore të Sllobodan Millosheviqi, instinkti i shkrimtarit ju thotë se Adem Jashari, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe bashkëveprimtarët e tyre janë kriminelë ndërsa intuita ime e njeriut më thotë se nëse të tillët sikur Arbeni, Fatosi, Sllobodani, Arkani do të shumoheshin shumë dhe do të fuqizoheshin sa të sundonin botën, atëherë, jeta në tokë do të ishte bërë e padurueshme për qenien e padjallëzuar njerëzore dhe Zoti do të shkatërronte botën dhe do të krijonte një tjetër, ku të tillët do të dërgoheshin përgjithmonë në ferr, aty ku e kanë vendin kriminelët.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …